Kjo është gazetarja që tërboi Ramën i cili braktisi konferencën për shtyp. Video

Gazetarja Ambrozia Meta bllokon Edi Ramën me pyetjen “bombë”. Edhe pse Rama i dha një përgjigje tipike me atë që i përgjigjej dikur gazetares së TV Klan “Të fala Sandrit”, duke i kujtuar pronarin e televizionit të saj, Kasem Hysenbelliun, gazetarja me kurajo e ka detyruar jo vetëm t’i qëndrojë përgjigjes si kryeministër për të mos devijuar, por edhe në fund të braktiste konferencën për shtyp.

“A nuk ka në Partinë Socialiste njerëz të papërfshirë në trafikun e drogës që mund ta drejtojnë këtë Ministri?” e pyeti, gazetarja.

“Kujtoja pronarit tënd a mbajn ai përgjegjësi për vëllanë e tij…vini këtu dhe bëni propagandë”, qe përgjigja e Ramës.

“Krahasimi është pa vend, sepse pronarët e medieve nuk janë kryeministra”, u kundërpërgjigj gazetarja, duke i thënë se nuk po bënte propagandë dhe se po bënte pyetje.

“Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend pasi nuk kanë lidhje pronarët e mediave me qeverisjen e vendit. Nuk po bëj propagandë. Bëra thjesht një pyetje.” Iu drejtua gazetarja kryeministrit.

“Hajdeni këtu të flisni ju dhe ta thoni ju fjalën e fundit.” – tha Rama dhe braktisi konferencën për shtyp.

ERTV Live😊: Komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe ecurinë e përpjekjes sonë diplomatike drejt vendimmarrjes së fundqershorit

Posted by Edi Rama on Friday, May 18, 2018