Video/ Ja dëshmia e ‘dëshmitarit X’ për Agron Xhafajn

Kreu i PD-së Lulzim basha së bashku me deputetët, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministrin Gazmend Bardhi ka dalë në një konferencë të jashtëzakoshme për shtyp.

Që në fillim të fjalës së tij, Basha tha se Rama ka një skenar kriminal.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Edi Rama në bashkëveprim me struktura kriminale të krimit të organizuar kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal:

1. Moho përgjimin

2. Kap josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij

3. shkatërro provat

4. Akuzo dhe kërcëno opozitën

Qëllimi është shpëtimi i Fatmir Xhafaj duke e mos e larguar nga posti i ministrit.

Për të realizuar këtë skenar Agron Xhafaj as është arrestuar dhe as ndaluar nga Policia kufitare.

Asnjë procedim nuk është nisur ndaj tij se ai vazhdon trafikun e drogës.

Për të realizuar këtë skenar ai është dërguar me nderime policore në Itali  jo për kryerjen e veprës së dënuar në Itali, por për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafës dhe Ramës nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk  procedojnë dot për trafikun aktual të drogës.

Në çdo shtet sadopak normal, Polica Xhafaj dhe prokuroria Rama-Marku po ushtrojnë terror mbi familjen e dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit.

Mbi të po ushtrojnë presion dhe figura të krimit të organizuat, bashkëpunëtorë të Agron Xhafaj.

Qëllimi i presionit mafioz është vetëm një: komprometimi me çdo kusht i dëshmive të tij dhe shkatërrimi i provave.

Dëshmitari: Në vitin 2000 punova në Itali me grupin e Agron Xhafajt. Deshmitari quhet Albert Veliu.

© SYRI.net