Ylli Manjani ka reaguar sërish në profilin e tij në Facebook lidhur me arrestimin e bashkëpunëtorit X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas Manjanit audioja dhe videoja e publikuar nga PD është një fakt që ka ndodhur.
Postimi i Manjanit
Tjetër fakt interesant.
Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.
Shumë mirë!
Kjo do të thotë se:
- Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.
- “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…
Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!
Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!
Autogol spektakolar!
Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!
Total 0 Votes
0
0