Sonte luhet finalja e Europa League

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Europa League në këtë sezon mes Atletiko Madridd dhe Marsejës, e cila do të zhvillohet në Lion. Eventi i dytë më i rëndësishëm në Europë për klube do të diskutohet nga dy klube me shumë eksperiencë.

Skuadra e Diego Simeones konsiderohet favorite pasi ka shumë yje në skuadër të mësuar që të luajnë edhe në finale Championsi, por edhe ekipi francez nuk duhet nënvlerësuar.  2 finale të humbura në Champions me Realin në pesë vitet e fundit tregojnë vërtet shumë në këtë aspekt, madje, si për të konfirmuar diferencat, klubi madrilen kërkon trofeun e tretë në Europa League në harkun e nëntë viteve të fundit, pas suksesit të vitit 2010 në Hamburg, ku mundën 2-1 Fulhamin e trajnerit Roi Hoxhson, ndërsa në vitin 2012 “Los colchoneros” shkatërruan në finalen e Bukureshtit 3-0 Atletik Bilbaon falë një dopiete të Radamel Falkaos.

Futbollisti më i spikatur te spanjollët është Grizman, ndërkohë që te Marseja bie në sy Florian Thauvin me 3 gola në Evropë dhe 22 në Ligue 1. Të dyja skuadrat janë përballur vetëm dy herë ndërmjet tyre, një dekadë më parë në fazën e grupeve në Champions League, me Atletikon që barazoi 0-0 në Velodrome dhe fitoi 2-1 në Vincente Calderon. Finalja e sotme do të drejtohet nga holandezi Bjorn Kuipers.