Opozita/ protesta para ministrisë së Brendshme për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me tension pasi ata kanë kaluar të çajnë kordonin dhe të kalojnë në ambientet e oborrit të ministrisë.

Qytetarët me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e ministrit pasi sipas tyre ka shkelur ligjet duke mbrojtur vëllain e dënuar për trafik droge. Ky tubim mori spunto nga dalja e regjistrimit audio të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj i cili sipas opozitës dëgjohet teksa bisedon me një trafikant droge për një rrugë drejt Italisë. Sot Agron Xhafaj shkroi një letër publike ku u nis të dorëzohej te autoritetet italiane.

Në këtë protestë marrin pjesë deputetët dhe përfaqësues të PD-së si Edi Paloka, Eno Bozdo, Belind Këlliçi etj.