Basha/ Pse flenë Arta e Donika? VIDEO

Në një konferencë për media, kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar që ndaj Fatmir dhe Agron Xhafajt të zbatohet ligji antimafia dhe pasuritë e tyre të konfiskohen.

Gjatë deklaratës Basha ka hedhur akuza edhe ndaj Prokurores së Përkohshme Arta Marku dhe asaj të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas kreut të PD-së, prokuroria duhej të kiishte nisur një hetim të gjithanshëm ndaj familjes Xhafaj, por aktualisht institucioni i akuzës po fle.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Fatmir Xhafaj është rasti I vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Komunikim me median dhe opinionin publik nga selia e Partisë Demokratike..

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, May 15, 2018