Në orën 11.30 në selinë e PD do të ketë një dalje të jashtëzakonshme për mediat

Ky është njoftimi që sapo iu shpërnda mediave nga Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike.

Nuk dihet ende se cili do të jetë objekti i deklaratës.

Pritet që të jenë fakte të reja lidhur me shpërdorimin e rëndë që i ka bërë detyrës, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke mos arrestuar vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali si dhe deri  në falsifikimin e nenit të Kodit Penal “Për ekstradimet”.

Po ashtu, fakte të reja priten edhe për pasardhësin e tij në arrest shtëpie, Saimit Tahirin, lidhur me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.