Reali gati 600 milionë euro për Nejmarin

Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga PSG pas vetëm një viti në Francë ku fitoi tre trofe, për të veshur fanellën e bardhë të klubit merengues.

Florentino Perez është i fiksuar pas Nejmar dhe do të bëjë çmos për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit është gati të investojë deri në 600 milionë euro për yllin e Seleçaos, përfshirë këtu vlerën e kartonit dhe pagën e futbollistit plus taksat për 5 vitet në vazhdim.

Për të shkuar te Nejmar, “Los Blancos” janë gati të sakrifikojnë dyshen Bale-Benzema. Ndërkohë në krahun tjetër PSGqë shpenzoi 222 milionë euro verën e kaluar për të blerë kartonin e Nejmar nga Barcelona edhe pse nuk kërkon të privohet nga sulmuesi brazilian, ka probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj verë dhe një prej të larguarve mund të jetë pikërisht Nejmar.