Nga Beqir Arifaj/ Të gjithë Pukjanët e dinë mirë. Nuk fitohet kredo politike as morale, duke hedhur baltë e duke shpifur

Edhe, pse është e pamundur të marrësh informacione të sakta, nganjëherë, ndodh që rastesia të të ndihmojë, e kështu ndodhi me emisionin “Hapur” të Puka TV.

Krejt instiktivisht më erdhi në kujtesë një thënie e Erich Fromm:

“Ka raste kur njeriu merr një kthesë të gabuar. Nuk lë gjë pa bërë për të përjetësuar idene e tij të marrë dhe synon që t’i bëjë njerëzit të besojnë, se ai ka të drejtë. I shkon e gjithë jeta pas kësaj prirjeje irracionale (si ata që besojnë, në kërkim të Zotit iluzionar dhe nuk e gjejnë atë).

Kjo psikozë ka kapur me kohë Kryetarin aktual të Bashkisë Pukë i cili vetëm profilin e tij ka Kryetar Bashkie, të tjerat i ka si ustallar i mashtrimit, i shpifjes, i pa aftësisë, i…., bëmat e tij jo vetëm këto tre vjet, por që kur ishte kryetar kooperative nuk kanë të sosur.

Paaftësinë për të drejtuar e menaxhuar dhe aftesinë për ta trajtuar Pukën e veçanërisht qytetin e Pukës si pronën e tij nuk mund ta gjejë tek të tjerët e aq më tepër, tek ata që kanë drejtuar para tij.

Ky i shkretë mendon se vetem për çka i konstaton KLSH përpiqet ta fshehë duke fyer e shpifur të tjerët, por “dielli nuk mbulohet me shoshë”. Çdokush që është i interesuar ka mundësi të shikojë në arkivin e Bashkisë Pukë se çfarë ka konstatuar  KLSH-ja dy herë radhazi, Prokuroria apo Krimi Ekonomik kur unë drejtoja atë institucion , si dhe çfarë ka konstatuar KLSH-ja për vitet 2015 – 2016 kur po drejton plot “profesionalizem” ky “aktuali”.

Të gjithë pukjanët, pse jo edhe kush ka patur “fatin” ta njohë nga afër e di mirë atë çka ndan  e bashkon, jo me mua, por çdo qytetar të thjeshtë pukjan me kryetarin (fatkeqësisht) në detyrë.

Nuk fitohet kredo politike as morale, more i mjerë, duke hedhur baltë e duke shpifur, sepse një ditë do të  të behen boomerang, për ty e sejmenët e tu servilë.

Kur e pyetën Viktor Hygoin, se çfarë mendimi ka për disa kategori të caktuara njerezish, për të vetmit që mbajti qëndrim ishin mosmirënjohësit:

Ata, po të digjen në turrën e drureve, tha: “…të vetmit që arsyeja njerëzore nuk ka forcë t’i justifikojë…larg të tillë njerëzve të zhveshur nga vlerat”.

Njerëzit tregojnë veten e tyre të vërtetë kur nuk kanë më nevojë për ty…!

Edhe pse nuk ka qënë asnjëherë parim i moralit tim për t’u marrë me të tjerët,  kushdo qofshin ata, ky model njeriu më imponoi.

“Ai” i mjerë,  mendon se duke fyer e shpifur me moton ” shpif, shpif, se diçka mbetet”, në vend që të merret me punët e veta e të Bashkisë, ka tre vjet që merret me të tjerët.

Nuk e kupton se, aq nivel ka një person që në jetën e tij nuk ka lexuar qoftë një libër të vetëm e përpiqet të belbëzojë duke u marrë me të tjerët, dhe kjo nuk është e rastësishme, pasi të gjithë ata që paaftësia nuk i lejon të bëjnë punët e veta, merren me të tjerët.

Raportin e KLSH 2015-2016, nuk e hartova as unë, as të gjithë ata që i kujtojnë ketij zotërie se si është punuar e si po punohet. Shkeljet e ligjit financiar e administrativ nuk ia krijova unë, ndaj kërkoje të keqen te vetja z. K…r…(kryetar)!

Nuk është përgjegjësi e imja për abuzimet dhe shkeljet qysh ditën e parë kur ke filluar punë.

Unë di të them shumë pak nga ato bëmat Tuaja, jo vetem këto tre vjet…

Duke iu referuar një pune të kohëve të fundit, dua t’u bëj me dije jo vetëm pukjanëve sa dëme financiare po i shkaktoni çdo ditë atij institucioni dhe taksapaguesve pukjanë.

Se pari; jeni Ju që nuk e dini çfarë do të thotë “Plan i Zhvillimit Urban” dhe jo ata që ti mundohesh t’i përqeshesh, por kjo nuk është asgjë nga dëmi që ti personalisht i ke sjell Bashkisë Pukë me të famshmin “Plan të Zhvillimit Urban” që ke miratuar këto ditë, plan që asnjë studio projektimi nuk e projekton pa nje vlerë financiare prej 8 milion lekë te reja, kur “Puka e ka Planin e Zhvillimit Urban” hartuar qysh n ë vitin 2014 nga PUM ( Forumi i Ekspertëve të Lartë Hollandez), hartues të planeve urbane në mbi 70 vende të botës.

“Plani i Zhvillimt Urban” për Pukën i sapo cituar me lart;

Së pari; i ka kursyer Bashkisë Pukë  atëherë mbi 8 milion lekë të reja, dhe së dyti:

Nuk do t’ju lejonte Ju ta kthenit dhe ta trajtonit qytetin e Pukës sikur të ishte çifligu yt…

Ti, ke tre vjet që qytetarëve pukjanë ua prish ndërtimet dhe vetë ndërton pa leje, nga mëngjesi deri në darkë, sepse të janë errësuar sytë e shurdhuar veshët vetëm për të arritur qëllimet e tua të errëta për Pukën e pukjanët….

Sa për shpifjet e tij për përvetësim makinash, apo ….lajthitjesh të tjera që kryetarit i vijnë në mendje në kushtet e trushpërlarjes dhe trutharjes së tij edukuese, arsimuese dhe administruese,  dua ti kujtoj këtij ordineri të komunikimit publik dhe qytetar, se unë vij nga një karrierë e ushtrimit të njërit prej profesioneve më fisnike, dhe jo nga honet  e veprimtarive të errëta të kontrabandës, kanabisit apo dhe të korrupsionit.

Kaq, sa për ti kujtuar kryetarit të fantaksur që mes lajthitjesh po vegjeton në mjeranizimin e vetmisë dhe po zhytet dita-ditës në moçalishten e braktisjes dhe të përçmimit të tij nga qytetarët.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments