Lezhë/ Kryebashkiaku, Fran Frrokaj lihet i lirë. Ja vendimi

0

Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e sigurisë për kryebashkiakun, Fran Frrokaj.

Gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë dhe të paraqitet dy herë në javë tek policia gjyqësore. Pas vendimit të gjykatës,

Frrokaj bashkë me disa zyrtarë të bashkisë u ndaluan pak javë më parë në një aksion për tokat në Shëngjin dhe Rana e Hedhun.

Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Më 19 mars gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe 9 zyrtarë të tjerë ndërsa la në arrest me burg juristin e bashkise, Ardenis Haxhia dhe  Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Gjatë kësaj seance, Frrokaj dëshmoi edhe vetë, duke thënë se ka qenë i gatshëm gjithmonë për hetimet e prokurorisë.

‘Një kryetar Bashkie arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë.

Unë kam qenë i gatshëm për prokurorinë dhe për këtë çështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën.

Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumentave që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur djeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë’, tha Fran Frrokaj në seancën e 19 marsit.

Frrokaj rikthehet në detyrën e tij në krye të Bashkisë së Lezhës me kompetenca të plota.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author