Pas vendimit të Trump, Irani paralajmërim të frikshëm, BE deklaratë të fortë

Reagime, shqetesime dhe pakenaqesi te shumta pas vendimit te presidentit amerikan Trump, për tërheqje nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin, duke rritur rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme. Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet kundër Iranit do të rikthehen.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi po ashtu një deklaratë, duke thënë se Uashingtoni do të punojë me aleatët “për të gjetur një zgjidhje reale dhe gjithëpërfshirëse” për “kërcënimin iranian”.

“Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë dhe do ta rikujtojnë regjimin e Iranit për izolimin diplomatik dhe ekonomik që rezulton nga aktiviteti i tij i pamatur dhe malinj”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

“Kam urdhëruar organizatën bërthamore të Iranit që kurdo që të jetë e nevojshme, të nisim pasurimin e uraniumit, edhe më shumë se më parë”, tha në përgjigje presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

“Kjo është një luftë psikologjike, ne nuk do të lejojmë që Trump të fitojë”, shtoi Rohani, raporton Rel.

Madje, me heret se Trump te merrte kete vendim, presidenti iranian kishte paralajmeruar se nese SHBA terhiqet nga marreveshja, pasojat per te do te vinin shume shpejt.

Vendimin e Trump ai e ka quajtur jo te ligjshme dhe qe shkel marreveshjet nderkombetare. Presidenti e quajti vendimin e Trump për të lënë marrëveshjen “një përvojë historike për Iranin”, duke shtuar se Uashingtoni nuk e kishte përmbushur angazhimin e saj si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015.

Sakaq, një orë pasi Trump njoftoi vendimin, Izraeli ndërmori një sulm të pashembullt ajror mbi Sirinë.

Mediat izraelite raportojnë se sulmi u krye në një bazë në periferi të Damaskut pasi u vu re “një aktivitet i dyshimtë” i lëvizjes së trupave atje.

Besohet se në këtë bazë janë të stacionuara trupat e Rojes Revolucionare iraniane, që janë zhvendosur në Siri në mbështetje të Bashar al-Assad.

Sulmi izraelit është konfirmuar edhe nga Siria, që thotë se sistemet e saj anti-ajrore kanë rrëzuar dy raketa, por nuk konfirmon nëse mes viktimave janë 9 ushtarakë iranianë apo jo, ashtu siç raportojnë mediat në Izrael.

Para kësaj, trupat izraelite në Lartësitë Golan janë aktivizuar në gatishmërinë maksimale dhe është urdhëruar edhe aktivizimi i të famshmit “Iron Dome”, një sistem mbrojtës antiraketë.

Shefi i Shtabit i ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkott anuloi pjesëmarrjen në një konferencë të programuar kushtuar sigurisë dhe së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman mblodhën këshillin e sigurisë kombëtare.

Veç kësaj, civilëve në Lartistë Golan, që Izraeli i pushtoi nga Siria gjatë luftës së vitit 1967, por që nuk njihet ndërkombëtarisht si territor i shtetit hebre, u është kërkuar që të jenë në gatishmëri dhe të furnizojnë me ushqime strehimet kundër bombardimeve të mundshme, për të parën herë që prej nisjes së luftës në Siri.

Aleatet dhe BE

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar – liderët e të cilave kanë bërë përpjekje të ndryshojnë mendjen e Trumpit – thanë se vendimi i Amerikës për tërheqje nga marrëveshja bërthamore, është për “keqardhje”, porse “ato do të vazhdojnë me respektimin e marrëveshjes”. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se është “thellësisht e zhgënjyer”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se BE-ja “është e vendosur të ruajë marrëveshjen”.

“Presim që pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, për të garantuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes, për hir të sigurisë sonë kolektive”, tha Mogherini.

Presidenti i KE 

Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”.

Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit.

No Comments on "Pas vendimit të Trump, Irani paralajmërim të frikshëm, BE deklaratë të fortë"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *