Fidel Ylli hedh poshtë akuzat e Izet Hazhisë
Deputeti socialist, Fidel Ylli, ish-shoqërues i Kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1992, hedh poshtë akuzat e Izet Haxhisë për ndonjë tentativë për defekt të qëllimshëm me ndriçimin në Aeroportin e Rinasit gjatë uljes se avionit të delegacionit qeveritar në 1992-shin.
Ylli, si pjesë e delegacionit, zbardh në një intervistë për “Panorama” të gjithë ngjarjen dhe paralajmërimin e pilotëve italianë për defektin në Rinas.
Zoti Ylli, ju keni qenë bashkë me ish-kryeministrin Meksi në incidentin me avionin në Aeroportin e Rinasit. Ka shumë versione, si ka qenë e vërteta e asaj që ju keni përjetuar?
U informua Kryeministri Meksi për këtë mungesë ndriçimi në Rinas?
U informua, por ishte Gen Ruli që këmbëngulte që ne të ktheheshim atë natë në Tiranë. Unë i propozova Kryeministrit Meksi, që meqenëse situata me ndriçimin e pistës së Rinasit është e tillë, të fluturonim për në Bari, të qëndronim aty atë natë, ishte e diel dhe të nesërmen, po me charter, të fluturonim për Tiranë, një udhëtim që zgjaste 20-30 minuta, duke shkuar direkt në zyrë në Kryeministri.
Nuk e pranoi Meksi këtë propozim?
Kryeministri nuk tha as po as jo, kurse Genc Ruli këmbënguli dhe u nisëm. Por ne e morën vesh që para se të niseshim se në pistën e Rinasit nuk kishte ndriçim, nuk na ndodhi e papritur. Kur erdhëm mbi Rinas, autoritetet e aeroportit kishin nxjerrë në pistë 5-6 makina të Kryeministrisë për të ndriçuar pistën, imagjino se çfarë profesionalizmi. Pilotët ndoshta të verbuar dhe nga dritat e makinave, nuk u orientuan si duhet me pistën, në vend që të ulnin në fillim rrotat e pasme të avionit, ulën rrotën e parë. Në goditjen e parë, piloti bëri një tentativë që ta ngrinte përsëri avionin, por nuk mundi, ndërsa avioni bënte kolpo si delfin mbi pirunin e rrotës së parë të këputur. Ishte një situatë tmerri në bord, por na ka ruajtur Zoti. Avioni u zvarrit me pirunin e rrotës së parë deri në fund të pistës, por pilotët arritën ta mbanin në balancë, sepse nëse do të ishte anuar, do kishte goditur krahët ku ndodheshin dhe depozitat e karburantit. Zoti na ka ruajtur dhe na ka shpëtuar! Ishte fat që avioni ishte një charter i vogël 8 vendesh dhe nuk pati shumë peshë që të binte me turi përpara.
Besoni ju se ka pasur ndonjë skenar për të rrezikuar jetën e ish-kryeministrit?
Me informacionin që unë kam, nuk e lidh me asnjë skenar konspirativ. Nuk është se ne ishim nisur me drita dhe meqenëse po vinte Kryeministri, hajde të prishim ndriçimin që të ndodhë katastrofa. Jo. Mungesa e dritave ishte lajmëruar edhe nga TVSH-ja disa ditë përpara. Kjo është e vërteta, sepse unë isha pjesë e delegacionit, e bisedave të bëra me pilotët, e bisedës së bërë të Kryeministrit me Genc Rulin. Pak ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, Arjan Melonashi, gazetar i TVSH-së, kishte bërë një reportazh nga Rinasi ku thoshte se në aeroport janë thyer dritat, të merren masa se këtu do të ndodhë ndonjë katastrofë. Për mua ishte gabim i pilotëve, të cilët morën përsipër të kryenin një udhëtim jashtë çdo kushti teknik të sigurisë, në një kohë që pista e aeroportit ishte e pandriçuar. Kushdo që mund të këmbëngulte, ata si profesionistë nuk duhet të kishin pranuar që të fluturonin
Panorama