Edhe Hollanda kundër: Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

Në listën e vendeve skeptike për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, është edhe Holanda. Për këtë arsye, një delegacion nga Holanda ka mbërritur sot në Tiranë për të parë ecurinë e reformave të ndërmarra deri tani në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Delegacioni i cili përbëhet nga një grup deputetësh është takuar me kryeministrin Edi Rama. Më pas ata janë takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Deputeti Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate u shpreh nuk mjafton vetëm ajo që është bërë, ndërsa kërkuan që zyrtarët e korruptuar të cdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë, që sipas tyre është rritur në vitet e fundit.

”Zhvilluam një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe shoqërinë civile. Po shikojmë nëse janë plotësuar kushtet, ndërsa në fund është parlamenti që vendos, pavarësisht qëndrimit të qeverisë. Zyrtarët e korruptuar duhet të vendosen para drejtësisë, ndërsa shqetësim mbetet kriminaliteti shqiptar në Holandë”.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit. KE vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave në 17 prill, por deri në fund të qershorit qeveria shqiptare duhet të lobojë fuqishëm për të bindur vendet skeptike që të thonë ”PO”.

Rezultate imazhesh për deputete holandez ne shqiperi