Goditen nga të rinj komunistët te varrezat e Dëshmorëve. VIDEO+FOTO

Aktualitet

Komunistët nuk i kanë kursyer asnjë “5 Maj” provokimet me foton e Enver Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve, por sot situata ka degjenderuar në sherr.

Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola siç duket edhe në videon e News 24 komunistët nisën të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule.

Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Ka pasur përplasje fizike, sharje e dhunë, derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë.

Mësohet se pas shpërndarjes së turmës, policia ka shoqëruar një person.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?