Video/ Ja si u kap gomonia me 2.5 ton kanabis

Aktualitet

Ka qenë Guardia di Financa e Barit ajo që ka bërë kapjen e gomones shqiptare me 4 skafistë dhe me ngarkesën e çmuar.

Gjatë mëngjesit të sotëm, mediat italiane kanë zbardhur edhe detaje në lidhje me këtë aksion.

Ndjekja ka ndodhur në bregun në afërsi të Salentos. Gomonia 10 metra e gjatë me dy motorë  të fuqishëm ishte nisur Shqipëria. Mjeti lundrues është ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.

Më pas gomonia është ndaluar nga policia, e në pranga janë vënë edhe 4 shqiptarët me inicialet B. M., 40 vjeç; H. X., 30-vjeç, R. B., 30 vjeç dhe C. S., 37 vjeç. Ata janë nga Vlora dhe nga Kavaja.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?