Nga Fatmir Ali Guda/ Për të gjithë ata që Ibsen Elezin e njohën vetëm në kuvendin kombëtar të PD

Për të gjithë ata që Ibsen Elezin e njohën vetëm në kuvendin kombëtar të PD , padyshim që duhet ta dinë se mundësinë për bërë karrierë dhe për të shfaqur pakënaqësitë mbi funksionimin e partisë ai i ka patur edhe më parë!
Megjithatë bëri shumë më mirë vonë, sesa kurrë.
Po kush është Ibsen?
Ai është unë dhe çdokush tjetër, që guxon tu bëjë me dije shqiptarëve se heshtja është bashkfajtore e së keqes.
Por pse u duartrokit Ibseni dhe jo Eduart Selami & co?
Pse u vërshëllye Selami & co dhe jo Ibsen Elezi?
Sepse Selamët & co janë aq të njohur në 28 vite për emrin dhe bëmat e veta, saqë sa herë e më shumë dalin para publikut atyre u flet vetëm mideja.
Ndërsa tek Ibsen, që ju e njohët vetëm më 29 Prill 2018, teksa i fliste mëndja dhe zëmra do donit aq shumë të ishit ai, në vend të tij.
Ibsen Elezi ngjiti.
Sepse ish aq i natyrshëm në artikulim dhe arsyetim, sa ç’ish edhe i pandotur në politikë. Pra një produkt i plasmasit, siç i thonë.
Ibseni si i tillë u duartrokit deri përjashta sallës dhe bravot për të s’po kanë të rreshtur as 2 ditë pas përfundimit të kuvendit, sepse ai i lodhur nga pritja për tu lejuar të bënte karierë nuk priti më askënd ta promovonte, por guxoi (edhe për shumë të tjerë), kapi momentin dhe spikati.
Fenomeni Ibsen i çoi një mesazh të qartë gjithë spektrit politik shqiptar, se sa ç’është jetike rokada e një kaste të politikanësh të konsumuar, aq e përgjegjshme dhe e kujdesshme duhet të jetë promovimi i vlerave që do ua pasojnë stafetën.

E kam patur mundësinë që Ibsen Elezin ta njihja më parë, po kaq të kthjellët dhe krejt të përmbajtur. Por ama ju shqiptarët e mi kurrë nuk do ta njihnit Ibsenin nqs ai nuk do t’i përkiste PD, e cila pse jo edhe prej tij është ajo që i duhet Shqipërisë Evropiane, një parti më e lirë, më e demokratike, e larmishme me mendje të hapura, ku e vërteta dhe sinqeriteti konstruktiv kumbon me zë të lartë, madje edhe duartrokitet fort nga të njëjtët njerëz, që po aq fort duartrokitën edhe pendesën e angazhimin e kryetarit të rradhës.

#PD_shtëpia_e_njerzve_të_lirë

Fotografia e Fatmir Ali Guda