Xhafaj takim me Macron në Paris

Gjatë konferencës në Paris mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka pasur edhe një takim shtrëngim duarsh me Presidentin francez Emanuel Macron.

“Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!” shkruan në twitter Ministri Xhafaj.

Xhafaj pati edhe një bisedë me homologun e tij francez Collomb me cilin ndau  vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.

“Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë”, shkruan Xhafaj.