Rama kërcënon deputetin e PS në Berat: Bëj kujdes Adnor!

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sjelljen e socialistëve në bashkinë e Çorovodës, të cilët prej javësh po bllokojnë shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

Kryebashkiaku i këtij qyteti është pjesë e LSI-së, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur t’i marrë disa këshilltarë partisë së Monika Kryemadhit dhe ka bllokuar kalimin çdo vendimi në këshillin bashkiak.

“Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë nuk jepet ndihma ekonomike sepse grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk shkon në votim? Kush e ka? Kush e ka përgjegjësinë? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e bashkisë. Histori që na e ka bërë Saliu, na e ka nxirë jetën në bashkitë tona, ne e përsërisim. Kush e mban përgjegjësinë për këtë?”,- bërtiti Rama nga foltorja e Asamblesë.

Për këtë bllokim, LSI ka akuzuar publikisht deputetin e PS në qarkun e Skraparit, Adnor Shameti. Silva Caka, deputete e LSI-së, ka denoncuar Shametin si orkestruesin e bllokimit të punës në Çorovodë dhe presionit ndaj këshilltarëve të kësaj partie për t’u bashkuar me PS.

“Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, ka deklaruar Caka më 19 mars.

Rezultate imazhesh për rama adnor shameti