Skandali Gulf/ PD zbulon skemën gjigande të zyrtarëve shqiptarë dhe klientëve të qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekononisë, Jorida Tabaku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion Lealba Pelinku dhe këshilltari ekonomik i grupit të Partisë Demokratike Dorian Teliti dhanë sot një konferencë për shtyp lidhur me aferën Gulf.

Pelinku zbuloi para medias, skemën e zyrtarëve shqiptarë dhe të huaj, veçanërisht të klientëve të qeverisë të përfshirë në këtë skemë.

Dorian Teliti foli për dëmin e madh që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë me karburantin pa cilësi dhe dyshimet për fshehje dhe pastrim parash. “Mungesa e reagimit nga autoritetet qeveritare – tha Teliti – për një kompani kaq të madhe, që nuk kontrollohen e çfarë bën, bie dnesh em interesin e qytetarëve tanë. Kontrolli Tatimor nuk ka funksionuar dhe Tatimet duhet të japin llogari për një biznes me rrisk.”

Pyetje: Znj. Tabaku, a do të ketë një kallëzim për këtë rast, për ministrin Gjiknuri?

Unë di që aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim rezultatet. Megjithëse nuk kam besim se do të arrihet aty ku ne duam, në nivelet më të larta. Çfarë ne besojmë se ka lidhje me ministrat është mosfunksionimi i kontrollit tatimor, detyrim i ministrisë së Financave dhe një deklaratë të ministrit Gjiknuri që ka dalë garant për cilësinë e këtij investitori që çudi që ka nisur punë ditën e parë që ka nisur punë qeveria, atëherë përgjegjësia duhet të jetë tek ministri dhe kryeministri. Qeveria i kishte të gjitha mundësitë ta parandalonte.