Qindra banorë të Matit bllokuan për më shumë se një orë aksin kombëtar në zonën e Klosit

Qindra banorë të Matit, Klosit e Bulqizes e bashkuan zërin e tyre të protestës në një reagim të ashpër ndaj harresës së qëllimshme të qeverisë për ta.

Përmes bllokimit për më shumë se një orë të aksit kombëtar në zonën e Klosit, banorët treguan se revolta e tyre nuk do të ndalet por do të vazhdojnë t’i kërkojnë llogari kësaj qeverie, e cila jo vetëm rrugë e investime nuk po kryen por e ka lënë vendin në rrugë pa rrugë në procesin e integrimit.
Varfëria deri në skamje, mungesa e investimeve dhe lënia e infrastrukturës në kushte mizerabël sollën revoltën legjitime të tyre. Mbështetja për ta nga Partia Demokratike do të vijojë gjithmonë pasi duket qartë se qeveria e fasadës vijon talljen me ta.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më.
Sot u bllokua për një orë ky aks, e ky është vetëm fillimi.
Beteja jonë për kthimin e syve nga shqiptarët do të vijojë cdo ditë dhe kudo në cdo shesh apo rrugë. Beteja në krah të qytetarëve është betejë për të ardhmen.
Matjanët duhet ta dinë që do të jemi me ta në cdo reagim apo revoltë kundër kësaj qeverie.