Iniesta i jep lamtumirën mes lotësh Barçës. Video

Andres Iniesta, ka zyrtarizuar largimin e tij nga Barcelona në një konferencë për shtyp. Mesfushori i Barcelonës ka fituar 31 trofe  dhe ka zhvilluar 670 ndeshje me blaugranët, ndërkohë që në daljen për mediat nuk ka mundur që t’i kursejë as lotët.

“Nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija ato që kam arritur këtu. Është një klub i mrekullueshëm. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Kam folur me shumë njerëz para se të bindesha. Është një ditë shumë e vështirë, sepse kam qenë gjithë jetën këtu, dhe t’i jap lamtumirë shtëpisë sime, është shumë e komplikuar. Unë kam dhënë më të mirën time, jo vetëm në futboll, por edhe në nivel njerëzor, duke përfaqësuar klubin në mënyrën më të mirë të mundshme .

Kam kaluar shumë vite, shumë përvoja, shumë tituj, shumë momente unike, është mirë të dëgjosh respektin e njerëzve, por këtu ka shumë lojtarë. Unë do të largohem, por Barcelona do të vazhdojë që të luajë mirë dhe që të fiojë. Jeta vazhdon, gjeja ëm e rëndësishme është që të thuash ‘mjaft me kaq’”, ka thënë Iniesta. /Koha Jonë/