E rrallë: Lind foshnja pa sy. FOTO

Një çifti është shokuar kur mësuan se foshnja e tyre është i verbër pasi ka lindur pa sy.

Foshnja ka lindur pa gopëzat e syrit dhe mjekët e kuptuan këtë fakt vetëm pasi ai lindi.

Sytë e tij nuk ishin zhvilluar gjatë lindjes duke e lënë të porsalindurin plotësisht të verbër.

Jackson ka lindur me Anophthalmia, termi mjekësor i përdorur për fëmijët që kanë mungesë të një ose të dy syve, si edhe microphthalmia, një çrregullim zhvillimor ku një ose të dy sytë janë anormalisht të vogla.

Të dyja mund të shkaktohen nga mutacionet gjenetike dhe kromozomet anormale.

Prindërit e vogëlushit Nicole Martinez dhe Kalani Prior, janë të zemëruar që mjekët nuk kishin arritur ta kuptonin këtë gjë gjatë shtatëzanisë.

“E dija gjatë analizave që po bëheshin se diçka nuk shkonte,”-tha 25-vjeçarja. “Kur mjeku më tha që ai nuk mund të shikonte ishte me të vërtetë e trishtueshme. Ju mendoni se do jeni të lumtur dhe është e vështirë të merrni lajme të tilla kaq të dhimbshme.”