Ku të vazhdojmë studimet e larta? Dhe disa gjetje të rezultateve të Akreditimit nga Agjencia Britanike e cilesisë në arsim në shkollat e larta të Shqipërisë

 Me ardhjen në pushtet te socialisteve një nga reformat e para dhe më të rëndësishme të qeverisë Rama 1 ishte reforma në arsimin e lartë e cila u shoqërua me mbylljen e disa shkollave të larta dhe pezullimin e disa te tjera si dhe me miratimin e Ligjit aktual 80/15 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërise.

Edhe gjatë mandatit të dytë ‘disiplinimi’ i sektorit të arsimit të lartë vazhdoi, ku rol kryesor luajti dhe kontraktimi i agjencisë britanike QAA për të akredituar të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Ky proces në fakt përbën një instrument shumë të vlefshëm për të pasur një sintezë të cilësisë së ofertës akademike në vend dhe si i tillë meritonte një analizë më të thelluar se reduktimi i debatit vetëm mbi vlerësimin e Universitetit të Tiranës. Cuditerisht qeveria nuk ka bere deri me sot ndonje transparence publike te gjetjeve, me perjashtim te nje takimi ku u deklarua mbyllja e procesit.

 Duhet thene se për herë të parë të gjitha IAL-et (Institucione te arsimit te larte) shqiptare (publike dhe private) u vlerësuan në të njëjtën kohë, nga e njëjta agjensi e huaj, dhe me te njejten metodologji. Kjo ne fakt perben nje baze te mire per krahasim, edhe pse shkollat e larta shqiptare kane profile, histori, specifika dhe permasa te ndryshme. Në këtë kuptim, ky ushtrim që i ka kushtuar jo pak taksa-paguesve shqiptarë, dhe vete shkollave te larta, supozohet t’i vinte në ndihmë jo vetëm IAL-ve për të përmirësuar cilësinë e tyre, por dhe studentëve të ardhshëm si referencë transparente në vendim-marrjen e tyre se ku të studiojnë. Kjo tashme eshte nje interes i larte publik, pas politizimin te debatit publik, nderkohe qe i sherben edhe konsolidimit te tregut ne arsim, dhe i ben mire shoqerise dhe cilesise ne arsim, duke vleresuar ata qe realisht punojne, dhe duke shkundur te tjeret te permiresohen me tej.
 Megjithëse procesi nuk u finalizua me një rankim (në fakt një rankim i përgjithshëm i institucioneve nuk bën shumë kuptim, rankimi do ishte i vlefshëm në nivel programi studimi ose mbi bazën e një treguesi të matshëm si punësimi i të diplomuarve, publikime, patenta, etj), megjithate metodologjia e përdorur dhe numri i viteve të vlefshmërisë së akreditimit mjaftojnë për të orientuar studentët e ardhshëm në zgjedhjen e tyre. Ndaj nuk ka arsye me pse ky informacion te mos i jepet publikut. Per kete arsye mjafton te investigosh faqen zyrtare te ASCAL Agjencia e Sigurimit te Cilesise ne Arsimin e Larte www.ascal.al dhe te analizosh gjetjet qe jane ne raportet per cdo institucion te arsimit te larte.

Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë përmbledhëse një lloj klasifikimi apo rankimi* të IAL-ve që iu nënshtruan procesit te kontrollit te cilesise nga QAA si dhe metodologjinë e hartimit të ketij konkluzioni paraprak, qe edhe pse jo perfekt i vlen transparences publike sepse eshte nje fotografim qe i ishte bere sektorit ne nje moment te caktuar historik.
Në një kohë kur në tregun e punës, diskutimi nuk është më a ke apo s’ke diplomë universitare, por cilësia e edukimit që ke marrë, atëherë është thelbësore që studentët shqiptare të bëjnë një zgjedhje sa më të informuar para se të investojnë energjitë, kohen dhe burimet e tyre financiare.
 Metodologjia për hartimin e rankimit: Vlerësimi nga QAA u bazua në 5 fusha kryesore – ose standarde: – Organizimi dhe Menaxhimi – Burimet – Kurrikula – Mësimdhënia – Studentët Secili nga këto standarde është vlerësuar me 4 nivele varësisht përmbushjes së standardit. Për ta bërë të matshëm këtë vlerësim për secilin nivel është përdorur një sistem pikëzimi: – Nuk përmbush standardin – 1 pikë – E përmbush pjesërisht – 2 pikë – E përmbush kryesisht – 3 pikë – E përmbush plotësisht – 4 pikë Për hartimin e kësaj renditje, totali i akumuluar nga përmbushja e standardeve përbën elementin e parë të vlerësimit. Elementë të tjerë të vlerësimit janë: i) veprime të filluara por të pafinalizuara në momentin e vizitës monitoruese nga QAA (për të cilat IAL-të duhet të raportonin brenda 6 muajsh), ii) pikat të dobëta / rekomandime, dhe iii) praktika të mira. Respektivisht secili nga këto elementë është vlerësuar si vijon: i) Veprime të ndërmarra dhe raportim brenda 6 muajve – Në rastet kur IAL-se nuk i është dhëne asnjë maseë për të ndërmarre, atëherë 0 masa janë vlerësuar me pikë maksimale 20, ndërsa për secilën masë të marrë pikët ulen proporcionalisht ii)

Për dobësitë dhe rekomandimet është zbatuar e njëjta skemë vlerësimi si në elementin i (pikë maksimale 20, ndërsa për secilën dobësi / rekomandim pikët ulen proporcionalisht) iii) Praktikat e mira janë vlerësuar me 1 pikë dhe peshë specifike 1 Elementi i fundit dhe më i rëndësishëm konsiston në validitetin e akreditimit ose thënë ndryshe: kohëzgjatja në vite e vlefshmërisë së akreditimit, gjë që është vlerësuar me pikë. Akreditimi i dhënë në vite nga Bordi i Akreditimit për çdo IAL, është vlerësuar me 1 pikë për cdo vit akreditimi dhe me peshë specifike 4 herë më të madhe se praktikat/dobësite/rekomandimet dhe 2 herë më të madhe se veprimet e ndërmara.

No Comments on "Ku të vazhdojmë studimet e larta? Dhe disa gjetje të rezultateve të Akreditimit nga Agjencia Britanike e cilesisë në arsim në shkollat e larta të Shqipërisë"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *