Rama do të niset të mërkurën në Gjermani ku do të takohet me Merkel.

0

Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku do takohet me zyrtarët e vendit.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Në axhendën e presidentit të Këshillit të Europës, thuhet se Tusk do të takohet me kreun e qeverisë shqiptare në orën 12:40 dhe në orën 13:15 do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author