Nga Sokrat Turtulli. Bisedë imagjinare me Gjyshen time.

Shkrime Te tjera

Të shikoj sa here futem ne shtepi, tek te rri perballe, tek mi ngul ato sy si dikur , embel ne c’do pjese te trupit tim njomzak. Tek me leshoje doren mbi floket e mij si fije te buta bari. E dashur Gjyshe. Të kujtohet kur rendja neper dhome duke bertitur? Të kujtohet kur here pas here une,vocerraku, une trazavaci, une qe sipas babit tim nuk lija tre gure bashke, të ngacmoja, të prishja fillin e fanelles, të prishja shamine mbi koke, ti shprishja floket e tua te bardha si vete zemra jote. Eh,e dashura ime, mrekullia ime, engjelli im, po a reagoje ti? A më bertite ndonjehere? A tentove doren ta zgjasje te pakten mbi bycat t’me godisje, edhe pse e shikoja qe te kisha merzitur kushedi sa here, une thengjilli jot sic me thoje shpesh. Gjyshe, te kujtohet ate nate kur babi me rrahu se une s’mbaj mend cfare theva ne dhome?

Të kujtohet si me goditi ne fytyre? Të kujtohet si qaja ashtu strukur nen perparesen tende? Të kujtohet kur mi fshije syte e vegjel me perparesen tende,se shamine e kishe te zene duke fshire lotet e tua? Oh,te lutem Gjyshe,une bera faj,une ndoshta s’duhet ta kisha bere,por ja qe e bera,dhe kjo nuk ishte hera e pare qe beja gabime, e ti s’duhet ti bertisje babit tim,ti s’duhet te dridheshe e tera,se une e ndjeja lekuren tende,e ndjeja zemren qe sa nuk shperthente nga dhimbja e nje shuplake qe une mora. Po si mendon Gjyshja ime perendi,si mendon se nuk i mbaj mend fjalet qe i the babit tim? Po si i the ashtu: Nëse e godet dhe njeher djalin,me mire me thuaj te iki nga kjo shtepi,me mire me godit mua,por ate jo,ate s’dua ta prekesh me dore derisa zemra ime te rrahi brenda ketyre mureve.

Po si mendon ti Gjyshe,se une,ashtu i strukur nen perparesen tende,nuk shikoja nga cepi i saj reagimin e babit pas atyre fjaleve? Kujton se nuk i pashe syte e tij,duart,syte e mamase sime,motres,vellait,qe per ironi te fatit dhe ata ishin te lotuar? Flokebardha ime,e vuajtura ime Gjyshe. Kujtoj sot dhimbjet qe kalove. Bëj çudi me zotin. I kam fol,i jam lutur kushedi sa here,e kam pyetur dhe per ajrin qe ajo thithte,dhe asnjehere se kuptova ku e gjente ate fill shprese ajo zemer,qe edhe pse nuk thithi kurre ajer te paster lirie,gjithmone mbeti ikone e miresjelljes.

 Të kam kerkuar ndonjehere falje ikona ime?

Të kam thene ndonjehere pse une linda atehere kur dhe ti s’do doje?

Të kam thene ndonjehere sa shume te kam dashur edhe atehere kur s’dija c’ishte dashuria ndaj teje?

Të kam thene ndonjeher se tani une s’jam me ai i maces se vogel,qe para syve te tu e futa ne sobe se mendoja se kishte ftohte?

Të kam thene ndonjeher se kam ardh te varri jot?

Të kam prekur, perkedhelur ashtu si ti dikur,te kam pastruar barerat perreth varrit ashtu si ti dikur me duar plot damare si lumenj te vegjel te shperndare,ferkoje floket e mij derisa ndjeje se mua me kishte zene gjumi ne preherin tend. Përulem para teje,para madheshtise tende,para zemres tende,rrudhave te tua,thinjave,qenies tende. Përulem para c’do gjeje tende. Të puth duart, puth lumenjte e tua te vegjel neper gishta, ti marr duart dhe me to prek pjese te fytyres sime, e duke puthur mrekullushem mes lotesh peshperis…sa e mire je Gjyshja ime. Ngre syte nga korniza perballe meje, të shikoj, të buzeqesh dhe duke pare qe dhe ti je duke dremitur, te them ngadale te veshi…Naten e mire simfonia ime, m’a fal sonte lotin…Natën e mirë, mirësi! 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?