Ja si mund të pastroni mëlçinë thjesht duke ngrënë ushqimet e duhura.

Njerëzit shpesh mendojnë se pastrimi i mëlçisë mund të bëhet më mirë përmes detoksifikimit të rreptë, që do të thotë mosngrënie apo marrje e kufizuar e kalorive. Por, në fakt ju mund të pastroni mëlçinë thjesht duke ngrënë ushqimet e duhura.

Hani arra!

Të gjitha arrat janë plot me aminoacide yndyrore esenciale, por arrat në veçanti kanë shumë ‘l-arginine’ dhe ‘glutathione’, të cilat mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe në oksigjenimin e gjakut. Është byku i arrës, që është gjetur shpesh në produktet e pastrimit të mëlçisë, që ju mund të blini në farmaci. Por pse të mos hani më mirë arra?

Shmangni alkoolin dhe fruktozën

Fruktoza është shumë e dëmshme për mëlçinë tuaj, ashtu si dhe alkooli. Fruktoza e konvertuar në yndyrë depozitohet në mëlçinë tuaj dhe në indet e tjerë, si yndyrë trupi. Kjo mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. Kur mëlçia bëhet jofunksionale, ne kemi humbur çelësin e fuqisë sonë metabolike.

Dashuria e një grejpfruti

Ky frut i verdhë ose ngjyrë rozë është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djegë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

Jini miqësorë me qepët dhe hudhrat

Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash. Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori. Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët është provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

Pini çaj jeshil

Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecin, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për eliminimin e yndyrës së akumuluar dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

Erëzat

Shafrani i Indisë ka marrë shumë popullaritet. Gjithkush e dëshiron këtë erëz, ndërsa janë provuar shumë nga përfitimet e saj në studimet kërkimore. Është treguar se, shafrani i Indisë mbron mëlçinë kundër dëmtimeve toksike dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë. Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -ilaçe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author