Çështja” Gulf”/ Kush e dekonspiroi prokurorinë?

Menaxheri i kompanisë së naftës “Gulf”, Albano Aliko është fshehur sapo është vënë në dijeni për nisjen e hetimeve të prokurorisë së Tiranës, e cila ka rregjistruar procedim penal për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha”.

Ndërkohë në një dokument që zotëron “Shqiptarja.com”, administratori i kësaj kompanie gjeorgjiani Irakli Svanidze, është tërhequr nga drejtimi i kësaj kompanie vetëm 24 orë para se të nisnin hetimet nga prokuroria. Svanidze është tërhequr nga kompania në datën 18 prill 2018, dhe më pas është larguar jashtë shtetit.

Por burime pranë prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë dyshime se segmente të caktuara të policisë, mund të kenë dekonspiruar hetimin pasi, urdhëri për ndalimin e dy personazheve të mësipërm, është lëshuar nga prokuroria dhe ende nuk është zbatuar.

Sipas prokurorisë së Tiranës e cila po udhëheq hetimin, skema e mashtrimit të qytetarëve ka qenë tepër e përhapur periudhën e fundit. Shumë biznese si agjensi të tranportit interurban, shoqëri mediatike dhe qytetarë të ndryshëm përfshirë dhe institucione shtetërore, kanë rënë preh e këtij mekanizmi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments