Shpërthen gjyqtarja pas shkarkimit nga vetting: Ju nuk njihni ligjet…

Gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj është shprehur e acaruar pas shkarkimit pasi sipas saj pasuria e saj është tërësisht e justifikuar.

Por pavarësisht ankesës, duket se KPK tashmë e ka vendosur që të shkarkojë nga posti Xhoxhajn, duke e çuar kështu në dy numrin e gjyqtarëve të larguar nga Kushtetuesja (i pari që u shkarkua ishte Besim Lulo).

Në seancë Xhoxhaj është shprehur para komisionerëve se ajo ka paraqitur prova të plota për të ardhurat e saj dhe të pjesëtarëve të familjes.

“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin”- ka thënë gjyqtarja gjatë seancës.

Në përfundim të dëgjimit të palëve e në dalje të ndërtesës së Vettingut, gjyqtarja nuk ka folur. Fjalën e ka marrë avokatja e Xhoxhajt e cila është shprehur shkurtimisht.

“Ne po presim me qetësi vendimin”.

Në përfundim të seancës dëgjimore ajo ka thënë se është e rëndësishme që Avokati i Popullit t’i ndjekë nga afër këtë seanca pasi duhet që të garantohen si gjyqtarët po ashtu edhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Por Avokatja e Popullit ka pasur edhe një konsideratë për Xhoxhajn, duke thënë se ajo është një ndër gjyqtaret me korrektet që ka njohur.

Unë personalisht kam qenë një nga personat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur. 

Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.”, -është shprehur ajo.

“Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur”, u pyet ajo nga gazetarët.

“Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.”, -tha ajo.

Ndërkohë mësohet se brenda në sallë, Xhoxhaj iu drejtua e nervozuar komisionit. “Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne mënyre te ligjshme” mësohet të ketë thënë Xhoxhaj që u largua e nervozuar nga salla ku u zhvillua seanca.

Gazetarëve që e ndoqën pas për një prononcim, Xhoxhaj nuk i dha asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh vendimet e kaluara të KPK-së duket se Xhoxhaj do të jetë gjykatësja e radhës që nuk e kalon vetingun.