Kategoria

Shkrihet Gjykata Kushtetuese/ Ramën nuk ka më institucion kushtetues në Shqipëri që mund ta kundërshtojë.

Në Drejtësi ka nevojë për reformë, kjo dihet. U bë një reformë kushtetuese, por duket se organet e Vettingut i ka futur në dorë PS-ja. Akuzat vijnë nga PD dhe LSI, porse tani nga pak e përditë, po konfirmohet edhe nga vetë publiku. KPK ose siç quhet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përbërë nga tre vajza të reja të përzgjedhura nga shumica parlamentare e PS, e që kanë filluar procesin e Vettingut. E përsërisim se Reforma dhe Vettingu duhen patjetër, por ka mundësi që KPK të ketë një listë mbi tavolinë me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët duhen larguar jo vetëm se nuk justifikojnë pasuritë, por edhe që duhet të ikin me motive politike. E thënë  ndryshe se “nuk janë tanët!”. Nëse kjo fillon e kthehet në vijimsi sjellje, ky do të ishte shkatërrimi i dytë i drejtësisë, pas asaj që i bëri PD-ja në vitet 1992-1996 me kurset e plepave.

KPK ka në dorë realisht jo vetëm drejtësinë, por edhe të ardhmen e vendit. KPK-ja duhej të zgjidhej me njerëz që kanë vite eksperiencë dhe nga këto profesionistë ka plot në Shqipëri. Ka vertetë specialistë të ndershëm dhe profesionistë, bile edhe me bindje të majta, por që ruajnë integrititetin dhe nuk zbatojnë urdhërat partiakë. Fakti që PS-ja zgjodhi në KPK njerëzit të tjerë, të cilët po bëjnë Vettingun, krijon frikën e marrjes së drejtësisë së re nga PS-ja dhe Edi Rama.

Nuk mund të themi për gjithë emrat e listës së derisotme të palosur nga KPK, pasi do të gabonim. Por në disa raste publiku dhe profesionistët e drejtësisë kanë shprehur habi se si vepron kështu KPK-ja.

Apo KPK kanë listën para në tavolinë të sjellë nga PS-ja dhe do ti palosin sipas orientimit politik?!

Praktikisht Gjykatën Kushtetuese e shkrinë. Dmth nuk ka më asnjë shans për këtë Gjykatë që të vendos mbi ligjet e mazhorancës apo vendimet e qeverisë Rama. Tashmë kryeministri dhe PS mund të veprojnë si të duan, sepse parlamentin e kanë, gjykatën kushtetuese e cila ishte mbrojtësja dhe garantja e Kushtetutës, e palosën. Tani nuk ka më institucion kushtetues në Shqipëri që mund ti kundërshtojë. Themi në pikëpamjen kushtetuese. Nuk e kemi fjalë për revolta apo protesta popullore. Edhe ato duken larg me një PD të dërmuar e cila lufton mes vetes.

Pasi KPK shkarkoi gjyqtarin e kushtetueses Fatos Lulo dhe kur mendohej se me shpalljen e vendeve vakant nga Presidenti i Republikës Meta, sipas Kushtetutës, për ta zëvëndësuar e që të ishte në punë kjo Gjykatë, erdhi sot goditja tjetër. KPK paralajmëroi shkarkimin e gjyqtares se Kushtetueses Altin Xhoxhaj, e cila siç thonë në drejtësi është nga më profesionistet dhe korrektet. Pra pas largimit të Altina Xhoxhajt përfundimisht nuk ka gjykatë kushtetuese, sepse loja politike e PS është djallëzore. Sapo Presidenti shpall konkurimin për zëvëndësimin e vendit që mbetet vakant, prap KPK ose PS-ja palos një gjyqtar tjetër. Pra që asnjëherë, sa të jetë pushtet PS-ja deri me 2021, të funksionojë kjo gjykatë.

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese mbetet gjykata superiore në Shqipëri, e cila mund të rrëzojë parlamentin, kryeministrin, presidentin dhe këdo tjetër.

Por le të shikojmë se si KPK e përgatiti palosjen e gjyqtares, e cila njeh më mirë se sa krejt KPK-ja ligjin dhe  Kushtetutën. Në seancën e Vettingut e pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i numëroi një sërë shkeljesh, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj është shprehur e acaruar se pasuria e saj është tërësisht e justifikuar. Por pavarësisht ankesës, duket se KPK tashmë e ka vendosur që të shkarkojë nga posti Xhoxhajn, duke e çuar kështu në dy numrin e gjyqtarëve të larguar nga Kushtetuesja (i pari që u shkarkua ishte Fatos Lulo).

Në seancë Xhoxhaj është shprehur para komisionerëve se ajo ka paraqitur prova të plota për të ardhurat e saj dhe të pjesëtarëve të familjes. “Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin”- ka thënë gjyqtarja gjatë seancës.

Në përfundim të dëgjimit të palëve e në dalje të ndërtesës së Vettingut, gjyqtarja nuk ka folur. Fjalën e ka marrë avokatja e Xhoxhajt e cila është shprehur shkurtimisht:“Ne po presim me qetësi vendimin”.

Në seancë ishte edhe Avokatja e Popullit. Por Avokatja e Popullit kishte dhe një konsideratë për Xhoxhajn, duke thënë se ajo është një ndër gjyqtaret me korrektet që ka njohur.

Unë personalisht kam qenë një nga personat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur”- përfundoi ajo. 

Ndërkohë mësohet se brenda në sallë, Xhoxhaj iu drejtua e nervozuar komisionit. “Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne mënyre te ligjshme”- mësohet të ketë thënë Xhoxhaj që u largua e nervozuar nga salla ku u zhvillua seanca.

Gazetarëve që e ndoqën pas për një prononcim, Xhoxhaj nuk i dha asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh vendimet e kaluara të KPK-së duket se Xhoxhaj do të jetë gjykatësja e radhës që nuk e kalon vetingun.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?