Nipi i Sadri Abazit plot 17 tendera publikë./ Fiton 13.4 miliardë lekë për një vit

0

Kompania e nipit të deputetit të PS, Sadri Abazi ka fituar 13.4 miliardë lekë gjatë 2016-2017 nga tenderat e 7 bashkive.

Kompania “Alko-Impex General Construction SHPK” dhe sipas të dhënave nga “Open Data Albania” ka garuar në 19 proceduar tenderimi dhe ka arritur të fitojë 17 tendera, kompani që ka për administrator nipin e deputetit, Arbër Abazin.
Kontratat më të mëdha kompania i ka fituar me bashkinë e Tiranës, kryesisht në ofrimin e shërbimit të pastrimit të qytetit, shifër që kap vlerën e 8.7 milionë dollarë për “Shërbimi i pastrimit të Zonës Tirana III”.

Kompania ka fituar edhe 4 tendera në bashkinë e Librazhdit, një vlerë prej 683 mijë dollarë, ndërsa për tenderin e pastrimit të qytetit një fond prej 51 mijë dollarësh, një kontratë e lidhur më 27.10 2017.

Nga kjo kontratë, firma e Abazit ka fituar një tender tjetër 4-vjeçar për shërbimin e pastrimit, nga e cila ka fituar një shumë prej 463 mijë dollarësh.

Po ashtu, kompania ka fituar tendera edhe në bashkinë e Devollit, sërish për shërbimin e pastrimit dhe ka fituar 42.9 mijë dollarë.

Në bashkinë e Pukës, firma ka fituar tenderin e sistemimit të lagjes pas Pallatit të Kulturës dhe një fond prej 2018 mijë dollarësh.

Në bashkinë e Dibrës 2.9 milionë dollarë për rinovimin e bulevardit “Elez Isufi” dhe rrugën e Muzeumit.

Kjo firmë ka fituar tendera edhe në bashkinë e Kavajës dhe Peqinit gjatë vitit 2016./Gazeta Panorama/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author