Nga Paulin Marku/ Këshilli Kombëtar ishte rruga e bashkimit .

Aktualitet

Gjatë këtij diskutimi u vërejt se të gjithë ishin pro bashkimit të vlerave ,kontributeve,përfaqësimit pa interesa personale.
Çdo nen i këtij statuti u diskutua, u dhanë mendime dhe propozime ,duke hedhur në votim secilin propozim.
U ngritë dhe u vleresua roli i anëtarësisë së Partisë Demokratike,nga seksioni, Grupseksioni, Dega, Kandidaturat për Kryetar Bashkie e deputet të propozuara nga anëtarësia.
U dëgjuan të gjitha propozimet e grupeve të ndryshme për permirësimin e statutit në interes të marrjes së përgjegjësisë politike,nga seksioni e deri në përfaqësimin politik të grupseksionit një anëtarë një votë si e vetmja mënyrë e perfaqësimit direkt me anëtarësinë dhe votuesin.
Asnjë diskutim nuk ishte për perjashtim të askujt,por në frymë të bashkimit të kujdo që mendon të mos i sherbejë dikujt jashtë Partisë Demokratike.
Secili nga ne ka të drejtë të propozoj,ta hedhë në votim e nese nuk miratohet duhet ti bindet votimit ,kjo është demokracia.
Kritikat dhe mendimet ndryshe janë demokratike,por ato duhet të debatohen brenda strukturave politike ,por asnjeherë ushqim politik për kundërsharët politikë .
Opozita është e vështirë e sidomos për disa që e kanë shijuar pushtetin,por në opozitë kërkohet më shume punë,kontribute,heqje të pakënaqësive personale,në interes të pushtetit të neserm për të mirën e PD -së dhe qytetarëve
Familja e mirë dhe e shëndoshë nuk i nxjerr fjalët jashtë shtëpisë se vet sepse dëmton imazhin e vetë e u bënë qefin të tjerëve pa fituar asgjë.
Bashkimi është vetmja mënyrë për të kaluar këtë situatë dramatike qeverisëse.

Fotografia e Paulin Marku

Fotografia e Paulin Marku

Fotografia e Paulin Marku

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?