Nezar Seiti, rrefimi nesër ora 14.00 në Catania, bashkëpunimi që alarmon Tiranën!! Arreste të reja?!?!

Aktualitet

Nga Basir Çollaku:

Nezar Seiti, i ashtuquajturi “fnancieri” i bandes “Tahiri-Habilaj” neser ne ora 14 do te deshmoje ne prokurorine e Catania, ku ndodhet prej 8 ditesh i transferuar nga Roma. Duket se nje marreveshje bashkepunimi me drejtesine italiane eshte gatuar mes te pandehurit dhe autoriteteve. Rrefimi i thelluar i Seitit ka alarmuar Tiranen pasi perveç Habilajve, Tahirit dhe te arrestuarve, jane dhe emra te tjere te prokurorise, gjykates e policise te perfshire ne deshmi qe rrezikojne tej parashikimeve te deritanishme. Burime te besueshme te perfshhire ne proces hetimor thone se pelqimi i Nezar Seitit duket se ka mberritur dhe autoritetet jane gati per nje seance te gjate neser duke nisur nga ora 14.

Avokati mbrojtes qe e ka perfaqesuar ne Shqiperi, Detar Hysi ka keshilluar klientin e tij te vijoje procesin dhe jo te bashkepunoje duke shpresuar ne pozicionin jo rendues te klientit. Dhe çuditerisht vazhdon te heshte duke mos kallzuar as penalisht ekstradimin e paligjshem te klientit te tij siç kishte premtuar. Perse ka ndodhur kjo, kane ushtruar presion apo ka bere marreveshje me autoritetet Hysi?! A do te shkoje ai neser ne Catania apo do qendroje ne Tirane si pale me ata qe bene ekstradimin?! Dyshimet anojne se avokati eshte terhequr ne heshtje duke mos u perballur me trysnine qeveritare dhe jo prane klientit. Ndersa po sipas te njejtave burime avokati italian Biagio Maurizzio Catalano, ka qene pro bashkepunimit me drejtesine duke perfituar rrethana te konsiderueshme lehtesuese per klientin e tij.

Jane disa episode te tjera hetimore ku Seiti dhe Habilajt jane perfshire dhe kjo e ka renduar se tepermi grupin duke rrezikuar denime ekstreme. Kjo me sa duket ka shtyre Nezar Seititin te konsideroje seriozisht bashkepunimin. Ka nje perpjekje intensive nga te tjere te perfshire ne kete dosje kryesisht nga Tirane qe bejne te pamunduren ta shtyjne deshmine dhe te mos shkoje Nezar Seiti ne kete rrefim.qe sjell me siguri urdherarreste te reja nga Italia. Kjo mund te sjelle zhvillime te forta te kesaj dosje ne Tirane duke ndryshuar ndoshta dhe statusin penal te ish-ministrit Tahiri. Gjithashtu ka pjese dosje te paardhura ne Tirane qe kane histori te reja trafiku. Kane shkuar dhe priten te shkojne perfaqesues te Krimeve te Renda duke kaluar ne nje etape te pakthyeshme te hetimit qe nuk mund ta ndaloje mazhoranca ne Tirane..Loja eshte rihapur…

Prokura e avokatit italian..

Fotografia e Basir Çollaku
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?