Roland Bejko: Ju rrëfej si Astrit Patozi më prishi karrierën në PD

Roland Bejko, kreu i PD Gjirokastër në një replikë me Endira Bushatin, ish-kreu i AMA, ka rrëfyer një histori personale.

E.Bushati: Roland, une te njoh nga frpd qe nga 98’. Ne mos gabohem ke qene dhe kryetar i PD Gjirokaster edhe nje here tjeter me perpara. Ke qene dhe nivel drejtues gjate qeverisjes Berisha. Ti e konsideron veten qe i perket “Epokes Berisha”?

ROLAND BEJKO: Po Endira, i përkas epokës Berisha dhe jam krenar që emërimet i kam marë pesonalisht nga Ai. Por, jam i bindur se edhe Ai është krenar që emëroi funksionarë si unë e shumë të tjerë në administratë që nuk ia shpërdoruan besimin, as duke vjedhur as duke manifestuar arrogancë e paaftësi në detyrë. Jam i bindur se ai ndien neveri sot kur shikon ti thurrin elozhe njerëz që abuzuan me besimin e tij si në Parti dhe në qeverisje. Sidomos nga ata që siç e kam thënë, hynë me xhaketa doku në institucione e dolën miliarderë.

Gjer në 2005 kam qenë anëtar i kryesisë qëndrore të PDSH, por më pas ata që sot na bëjnë moral për ngushtim të hapësirave në PD, nga 2005-2013 më përzunë pa shkak nga të gjitha forumet.Në 2009 shpërndanë fletushka në Kongres me emrat që nuk duhet të votoheshin se gjasme ishin mbështetës të Bashës, dhe në ato lista gjendej dhe emri im. Astriti (Patozi) e di mirë këtë histori, se kemi debatuar bashkë në zyrën e tij ku i kam thënë se ai ishte një akt i turpshëm. Pra kishin filluar hesapet e kryetarllëkut qysh atëherë. Më pas më kishin fshirë dhe emrin si anëtar partie nga regjistri themeltar. Po unë zgjodha të heshtja e ta filloja nga e para në bazë, paçka se mund ta kisha bërë shumë mirë edhe një nga detyrat e ndonjë departamenti. Nejse, Endira, nuk kam hyrë në PD në 90 se aty ishte Berisha a dikush tjetër, por për bindjet e mia. As sot nuk jam në PD se është Basha kryetar. Kushdo që të ishte kryetar i PD do ta mbështesja siç po e mbështet me gjithë vërrejtjet që mund të kem për të dhe që kam zgjedhur ti bëj në mbledhjet që zhvillojmë me Kryetarin. Ashtu si kundër e mbështes dhe e inkurajoj modestisht për gjithçka që krijon aksion opozitar. Secili bën zgjedhjet e veta, mer dhe përgjegjësitë e veta.

Debati juaj nuk më është dukur interesant dhe ndaj po i qëndroj larg. Nuk më është dukur parimor, por personal. Është e drejta ime ta besoj kështu. A mund të bëhen gjërat më mirë në PD? Patjetër, si nga ana e Kryetarit dhe e gjithkijt që është angazhuar, por kjo kërkon pozitivitet dhe tolerancë nga të gjitha palët.
Tu përgjigja për respekt, nuk dua të polemizoj se nuk dua ti jap vetes ngarkesa negative. Secili është aq i rritur sa të marrë përsipër përgjegjësitë për qëndrimet dhe veprimet e veta. Jam 27vjeçar në PD( me gjithë ato 8 vitet që më përzunë moralistët dhe parimorët e sotëm)dhe nuk ja fal vetes shpërdorimin e kohës dhe të energjive për shere banale.Të uroj gjithë të mirat Endira.

No Comments on "Roland Bejko: Ju rrëfej si Astrit Patozi më prishi karrierën në PD"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *