Nga Armand Maho/ Të “mllefosurit” e PD!

Ta themi qe ne fillim. Bej pjese tek ata njerez qe kane nje qasje kritike mbi menyren se si po sillet Basha ne opozite. Kam qene dhe jam i mendimit qe kryetari i ri qe mori partine ne vitin 2013 duhet ti jepte nje shprese tjeter elektoratit te djathte, te lodhur disi nga arroganca e pushtetit. Basha deri ne ate kohe kishte shkelqyer ne angazhimet elektorale qe kish marre dhe jo me kot ishte kthyer ne tabele akuzash nga opozita e kohes. Ne zgjedhjet e viti 2005 fitoi ndaj Arben Ahmetajt ne njesine 7, me nje rezultate te padiskutueshem, ne zgjedhjet e 2009- es nen drejtimin e tij ariti te merrte 7 deputete ne qarkun e veshtire te elbasanit, ndersa mundi ti shkepuse Bashkine Rames ne vitin 2015 ne Tirane ( Ne ate akohe Rama deklaronte se po bente fushate per te marre keshillin, pasi Bashen nuk e llogariste me pas qurravitej per 10 vota te hedhura ne kutite e gabuara). Te gjitha keto, perfshi dhe formimin perendimor, dhe karizmen te benin te mendoje se kish ardhur per nje futje te nje fryme tjeter ne PD, e cila deri me atehere ishe unifikuar me personalitetin e padiskutueshem te Berishes, qe e kontrollonte ne cdo qelize te saj. Por fatkeqesisht Basha ne krye te saj tregoi se nuk ishte ende i pergatitur per te qene lideri i asaj partie, per nje sere arsyesh. Disa lidhen me personalitetin e tij, disa te tjera me zgjedhjen e gabuar te bashkepunetoreve, por nje pjese jo e vogel dhe per shkak te atyre qe kundershtonin me arrogance dhe shperfillje, dhe nuk pranonin vendimet kolegjiale te partise, pergjate kohes qe basha nuk ishte pjese e parlamentit. Dhe gabimi i Bashes qendron ne faktin se me keta duhej te ishte perballur me heret, dhe jo te priste zgjedhjet e vitit 2017 per ti hequr nga listat.

Gabimi i Bashes qendron dhe ne faktin se skish pse perdorte menyra aq despotike dhe te njejte me te gjithe ata qe ai i konsideronte “ kaste e vjeter”, pasi kishte mes tyre dhe personalitete qe do i nevoiteshin jo pak opozites ne ditet e sotme. Shkurt Basha ne veprimet e tij u tregua i ngurte, nuk mendoi per pasojat por mendoi te kish nje parti te rehatshme, duke thirrur dhe ulur ne karriget e grupit parlamentar njerez pa kontribute, pa histori aq sa sot mund te thuhet se PD ka grupin parlamentar me te dobet te 27 viteve histori te saj. Ai fare mire mund ti zevendesonte ata qe hoqi me vlera te tjera brenda partise qe kane jo pak kontribute nder vite, dhe kjo ishte jo gabim por faj qe do vazhdoje ti rendoje

Por kjo per sa i perket Bashes! Per gabimet e tij eshte folur e sterfolur, eshte analizuar mbare e prape, por me sa duket inati i atyre qe humben privilegjet qenka teper i madh. Ne fakt nje pezm i tille do ishte i kuptueshem ne rast se Basha do ishte kryeminister dhe do i digjte “karrieren”, te cilen ate e kane pasur ne tete vjet dhe e dime fort mire se si e kane perdorur. Harrojne se Basha eshte kryetar i opozites dhe eshte krejt e kuptueshme te kerkoje te punoje me stafin e tij. Natyrisht per kualitetet perzgjedhese qe beri ka vend per kritika sa te duash, por dhe menyra e imponimit qe po kerkohet ti behet nga “ kundershtaret” e mbetur jashte privilegjeve te deputetit tashme, eshte e habitshme. Me mjegullen qe kane ngritur, kane zhvendosur vemendjen nga qeveria, duke cuar haptazi uje ne mullirin e Rames. Akoma sjane mesuar me idene qe ne rast se ka nje fryme kritike ndaj Bashes ne antaresi apo elektorat, kjo vjen per faktin se PD vazhdon te qendroje ne opozite por jo se kane ndonje rezerve se nxorri jashte loje gezuesit e privilegjeve.

Po Basha ka gabime, por do doja qe mllefin qe kish derdhur Zonja Topalli ndaj Bashes, ta shihja dhe per raportin e Departamentit te Shtetit ku shihej qarte se po fundoset vendi. Do doja qe me te njejtin pathos Patozi te kish folur dhe per ceshtjen e medias qe prekej atje. Do doja qe te degjoja Boden apo Rulin, per taksen qe po u vendoset bizneseve, do doja ti degjoja te gjithe te flisnin per greminen ku po na con kjo qeveri. Kane qene ne krye e shtetit per tete vjet dhe me mire se mund te flasin ata smund ta beje askush. Por jo, shigjetat jane drejtuar nga Basha, nen moton “ pas meje qameti u befte”! Po i bejne 23 ore ne 24 vetem opozite opozites, me te qene e te paqena sic ishte fjala vjen akuza per censure ne mbledhjen e keshillit kombetar nderkohe qe kishin folur deri sa ishin bere te merzitshem.

Po Basha ka gabime, por gjithsesi gabimet e opozites jane te pakrahasueshme me fajet e pushtetit. Ketu duhet te perqendrohet me se shumti dhe energjia, e te kenaqurve dhe te pakenaqurve me me menyren si po behet opozite. Tek e fundit gjithsejcili prej nesh ben opoziten e tij. Vemendja e shqiptareve duhet te adresoht tek problemet qe po kalojme, tek varferia, tek vjedhja, tek presioni pushtetit, te taksat qe po na mbysin, tek keqqeverisja dhe korrupsioni, tek kapja qe po i behet shtetit nga oligarket dhe pehlivanet e reformes ne drejtesi, tek burgosjet politike te kuksianeve, tek shkeljet e te drejtave e njeriut, dhe per e gjitha keto ka nje pergjegjes. Ai quhet Edi Rama! Por me sa duket te pakenaqurit kane harruar borxhin qe i kane shqiptareve qe i mbajten tete vite ne pushtet, dhe kusurin ne karriget e deputeteve. Per ta problemi me i madh qenka kryetari i opozites qe ua ndepreu ne mes endrren per te qene te perjetshem ne politike. Epo “sukese ne jete” ne rast se e mendojne keshtu!

No Comments on "Nga Armand Maho/ Të “mllefosurit” e PD!"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *