Taksa e Rrugës së Kombit/ Ja sa milionë shkojnë në xhepat e dy biznesmenëve të koncesionarit. Video

Në kulmin e debatit për taksën e Rrugës së Kombit, ku qeveria është terhequr për momentin derisa të gjendet një zgjidhje për kukësianët që protestuan ashpër, Partia Demokratike përmes një video të animuar tregon me shifra se sa është parashikuar fitimi për dy biznesmenët që kanë fituar koncensionin (kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”).

“Te pakten 161 milion euro do te jete fitimi i koncesionit te rruges se kombit, sipas kontrates se firmosur me qeverine shqiptare. Perfituesit perfundimtare do te jene dy biznesmen shqiptare, shume te afert me kryeminustrin Rama, nga 80.5 milion euro secili.

Ky fitim marramendes do te financohet nga gjithe qytetaret shqiptare me taksen prej 5 euro, pavarsisht se Shqiperia eshte nga vendet me rrogat me te ulta ne europe, mesatarishte vetem 347 euro ne muaj”, thuhet në videon më poshtë.

“Për te llogaritur fitimin mjafton të marrësh kontratën, të shikosh sa do jenë të ardhurat, sa do jete investimi dhe mirembajtja e rruges dhe diferenca midis tyre është fitimi. Në bazë te vlerës së takses se përcaktuar në kontratë dhe të automjeteve që do të qarkullojnë sipas studimit të ifc, kompania konsulente e Qeverisë, të ardhurat totale nga koncesioni do të jenë 400 milionë euro. Kontrata mban të fshehura se sa do të jenë shpenzimet e mirëmbajtjes dhe jep vetëm vlerën e shpenzimeve per investimin prej 39 milionë euro. Ndërsa shpenzimet e mirëmbajtjes sipas IFC Llogariten 200 milione euro”, llogarit PD në videon më poshtë.

“Diferenca midis totalit të të ardhurave prej 400 milion euro, 39 mln euro Investim dhe 200mln euro mirembajte sjell si rezultat një fitim prej 161 milion euro që do shkoj nga xhepat e shqiptarëve në xhepat e miqve të rames.

Përveç të tjerave, qeveria do të garantojë të ardhurat e koncesionit pavarësisht nëse numri automjeteve do të jetë më i ulët se parashikimi. Kjo është parashikuar në kontratë, por ky dokument mbahet fshehur bnga qeveria dhe nuk është bërë publik.

Me pak fjalë, është e qarte qe tenderi për koncesionin për rrugën e kombit ishte totalisht fiktiv dhe i ndërtuar në mënyrë që përfituesit përfundimtarë të fitimit prej 161 milion eurosh të ishin biznesment e afert me Ramen.

Në fakt gjithë skema e koncesioneve dhe PPPve nuk ka si synim mbushjen e xhepave të disa prej biznesmenëve. Ata përdoren nga Rama si “prestanome” per te krijuar disponibilitetin ose rezervat financiare që Ramës i nevojiten për të mbajtur pushtetin”, thuhet më tej.