Rama tallet me Lushnjarët: Ngrini dorën kush mendon se janë rritur taksat?!

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me banorë të Lushnjes në pallatin e Kulturës pasi këtë fundjavë qeveria është zhvendosur në qarkun e Fierit. Kryeministri tha se është krijuar një perceptim i gabuar “taksa, taksa, taksa”. Më tej iu drejtua të pranishmëve në sallë:
“Kush mendon këtu se janë ngritur taksat? Se jeni një grup kaq i madh. Të ngrejë dorën? (Askush nuk reagon) Kush mendon se janë rritur taksat të ngrejë dorën. Askush nuk guxon?! Po më duhet një që mendon se janë rritur taksat se më duhet për të vijuar diskutimin”, shprehet kryemistri.

Më tej në gjithë sallën vetëm një person ngre dorën.

Qytetari: Kam biznes të vogël familjar, më është rritur ky 20 përqindëshi.

Rama: Mirë ulu se do ta shpjegoj unë se ai 20 perqindeshi nuk ekziston se ne fund te vitit rezulton zero…

Më tej një qytetar tjeter merr më në fund guximin dhe ankohet për taksën e karburantit pasi punon në peshkim. Ai akuzon deputetin Bashkim Fino dhe kryetarin e bashkisë se nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tij.

Rama sërish e çoi problemin tek qeverisja e Sali Berishës edhe pse ka 5 vite në pushtet. “Na u desh të mbushim gropën ku na la Saliu. Na u deshen 4 vite per kete”, tha ai. Per taksen e naftes ai tha se “nuk kemi renduar gjithe qytetaret por vetem ata qe kane makine dhe kane ndotur mjedisin”.