Nga Namir Lapardhaja/ Dje në Këshillin Kombëtar të PD, askujt që e kërkoi fjalën, nuk iu mohua e drejta e saj.

Dje mora pjese ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se. Po shoh shume komente, ndaj modestisht po jap disa mendime rreth mbledhjes.
Mbledhja nuk ishte e qete. S’ka sesi te ishte e tille dhe fatmiresisht pati debate dhe diskutime. Zgjatja e shumte kohore eshte vetem nje tregues. Te gjitha pikat e Statutit u kaluan nje per nje dhe per te gjitha, thuajse, kishte diskutime, por edhe propozime, rrjedhimisht edhe ndryshime, redaktime, riformulime, shtesa, heqje etj.
Te gjithe ata qe deshen te merrnin fjalen e te flisnin e ben ate. Jo vetem nje here. As dy here a tri… Madje, pati prej tyre qe “bezdisen” te tjeret, por serish askujt nuk iu mohua e drejta e fjales. Pati prej tyre qe u çuan, folen çfare kishin per te thene dhe dolen, iken. Se çfare mund te kene thene jashte, nuk e di, por ne mbledhje i thane, u degjuan, u hodhen ne votim dhe u vazhdua. Ashtu siç kishte zonja dhe zoterinj qe qendruan deri ne fund, diskutuan, propozuan dhe u qendruan fort atyre qe besojne. Edhe ata, pavaresisht mendimeve te tyre, u degjuan dhe i shprehen gjithçka kishin. Por askujt, qe e kerkoi fjalen, nuk iu mohua e drejta e saj. Votimi eshte gje tjeter. Personalisht, ashtu siç votova propozime qe moren shumicen e votave te anetareve te K. Kombetar, ashtu votova edhe per propozime qe moren vetem voten e propozuesit dhe timen.

Dhe per kete jam krenar, sepse ishin propozime te cilat une i besoja dhe do t’i kisha bere edhe vete po mos te ishin çuar te tjeret me pare. Por s’mund te hedh balte mbi voten dhe mendimin e te tjereve per sa kohe kemi rene dakort per rregullat e lojes dhe te demokracise. IIsha per zgjedhjen e kryetarit te partise sipas parimit nje anetar-nje vote, listen e keshillave bashkiake duhet t’i propozoje dhe miratoje dega sipas nje formule dhe metode te konsulet dhe miratimit ne aktivin e deges dhe isha per uljen e numrit te anetareve te K. Kombetar dhe te Kuvendit, gje qe do t’i jepte me shume rol dhe peshe ketyre dy strukturave te rendesishme partiake.
Pavaresisht pakenqesive, mendoj se duhet te jemi te vertete ne raport me ate çka ngjau dhe ato qe u diskutuan.