Tom Doshi i drejtohet Ramës: Edhe ti duhet ta bësh vettingun

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte në Kuvend foli për raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për nisjen e negociatave, ndërsa i kërkoi edhe njëherë bashkëpunim opozitës.

Por shefi i qeverisë duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, tha se nuk do të mjaftojë vetëm largimi i gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu si dhe politikanët, por do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Teksa vazhdonte të fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *