Rama se lëshon sërish Tahirin/ Të paktën një provë. Jo dhjetë. Një të vetme.

0

Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën me Mogherinin në lidhje me Tahirin.

Kryeministri këtë herë gjeti shpëtim tek Komisioni i Venecias. Sipas tij, qeveria dhe mazhoranca kanë zbatuar ‘pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias’.

‘Është shumë e rëndësishme të shpjegojmë se në rastin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisës ka zbatuar në frymë dhe germe gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar gjithashtu një komision në Kuvend thirret për të trajtuar gjendjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.

Unë e kam thënë dhe po presim që prokuroria të kthehet me të paktën një provë. Jo dhjeëtë. Një të vetme. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është shumë larg të qenit një trupë e influencueshme përsa i përket anës së shumicës ndërsa teorikisht mund të pranojmë spekulime për mundësinë e influencës’, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author