Ndahet nga jeta Barbara Bush, bashkëshortja e Presidentit të 41 të SHBA

Bashkëshortja e admiruar mbarë e një presidenti amerikan dhe mëma e fortë dhe besnike e një presidenti tjetër, vdiq të martën në mbrëmje në shtëpinë e saj në Houson. Ajo ishte 92 vjeçe .

Jim McGrain, zëdhënësi i familjes, e njoftoi vdekjen e saj me anë të të nje deklarate të postuar ën Tëitter.

Të dielën, zyra e bashkëshortit të saj, ish-Presidentit amerikan George Bush, njoftoi se pas konsultimeve me familjen dhe doktorët e saj, zonja Bush kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë dhe do të përqëndrohej në qetësim.

Bushët  festuan përvjetorin e 73 të martesës së tyre në janar, që i bëri ata çiftin më jetëgjatë në historinë e presidentëve.

Zonja Bush u shtrua në spital me pneumoni në dhjetor të 2013. Ajo bëri një operacion për një ulçerë në 2008 dhe katër muaj më vonë, një operacion në zemër.

Si bashkëshortja e Presidentit të 41 të SHBA dhe nëna e Presidentit të 43, George W. Bush, zonja Busha ishte gruaja e dytë në historinë e Amerikës që pari një djalë që pasoi babanë e tij në Shtëpinë e Bardhë.  (E para ishte Abigail Adams,  bashkëshortja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.)

Djali tjetër, Jev, Guvernatori i Floridas nga 1999 deri në 2007, ishte një kandidat që nuk pati  sukses për t’u nominuar si president republikan në 2016.

E përkushtuar ndaj familjes së saj dhe mjaft indiferente ndaj dukjes, znj. Bush luajti rolin e saj në suksesin politik të të shoqit. Por ajo ishte një aleate e matur dhe e çmuar. Ajo foli në së paku katër fushata kombëtare. Ajo hyri dhe në një tjetër fushatë presidenciale në 2000, asaj të të birit, George, atëherë Guvernator i Texas. Ajo u shfaq në fushatën për mbledhjen e fondeve në New Hampshire dhe shtete të tjera në emër të tij kur ai u dominua si kandidat republikan.

Ajo ishte qartazi një aset politik. Një sondazh i vitit 199 zbuloi se 63% e amerikanëve kishin një opinion të favorshëm për të dhe se vetëm 3%, jo.

Si Zonjë e Parë, nga janari 1989 deri në janar 1993, zonja Bush refuzoi në përgjithësi të fliste në publikisht për çështjet e diskutueshme, veçanërisht kur opinioni i saj thuhej se ishte ndryshe nga ai i i të shoqit.

“Nuk jam kundër apo pro” tha ajo për Amendamentin e Të Drejtave të Barabarta në 1989. “Nuk po flas për këtë. Unë dua të drejta të barabarta për gra, burra, për gjithsecilin.”SYRI.NET