Salianji Spiropalit: Ne luftojmë për qytetarët ju gudulisni Ramën.

0

Deputeti i PD,  Ervin Salianji ka debatuar mbrëmë në studion e News 24 me deputeten e PS Elisa Spiropali, lidhur me zhvillimet më të fundit politike.

Salianji tha se gjashtë deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, pasi protestuan me të drejtë, sipas tij.

“Nuk është zbatuar njëlloj rregulloja. Janë dënuar 6 deputetë të opozitës, dhe 11 qytetarë kuksianë. Ndërsa Rama dhe qeveritarët janë ende aty, pa asnjë masë ndaj tyre. Janë përjashtuar gjashtë deputetë të opozitës pa prova, pa fakte.

Nuk ka pasur asnjë reagim të ashpër deri në momentin që ministri i Jashtëm ka hedhur ujë ndaj deputetëve të opozitës. Deri në atë moment po i kërkonim krye parlamentarit Ruçi përjashtimin e kryeministrit Rama, pasi fyeu qytetarët shqiptarë.

Protestuam për arrestimin e 11 qytetarëve kuksianë që ndodhen ende në burg. Ne përfaqësojmë qytetarët shqiptarë aty, të cilët protestojnë nga ana e tyre kundër taksave të rritura”, u shpreh Salianji.

Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se reagimi i opozitës është i dëmshëm për integrimin europian të vendit. Ajo u shpreh se deputetët e rinj të PD-së dhe LSI-së po keqpërdoren nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët sipas saj i tremben reformës në drejtësi.

“Pamjet nuk kanë nevojë për dëshmues, sepse janë aty, të para nga gjithë botë. Janë bërë revolucione nëpër botë për miell dhe bukë por nuk është parë që një opozitë që i ka humbur të gjitha lidhjet me realitet dhe me kauzën e saj, që nuk di a e ka patur, vjen tani në Parlament dhe kërkon të revolucionarizojë politiken e vendit, për të dëmtuar qeverinë. Por këta nuk kanë lidership. Kanë një burrë dhe një grua në krye, si Basha dhe Kremadhi, dhe përdorin deputetë të rinj si Salianji, Mehmetaj, etj. i ka hyrë një frikë e madhe në raport me reformën në drejtësi, dhe i hedhin deputetët mish për top aty në sallën e Parlamenti. E kanë katandisur Kuvendin në një mejhane, me miell, ujë. Po nuk mbahet shtëpia me miell hua. Basha po kërkon të mbajë “shtëpinë e tij” me miell hua, duke ia marrë LSI-së”, u shpreh ajo.

“Recitimi i Spiropalit sillet rreth opozitës. Nëse jam keqpërdorur unë, i marr parasysh kostot e mia. Po a i heq kjo rrezikun qytetarëve shqiptarë, arrestimin e kuksianëve, rritjen e taksave? i thashë që ne nuk protestojmë për vete? Kjo nuk ende lufte për pushtet, por për shqiptarët që janë në lufte për mbijetese. i keni hipur kalit mbrapsht dhe ju duket Rama Skënderbe. Ne luftojmë për qytetarët ju gudulisni Ramën.”, iu përgjigj deputeti demokrat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author