Aktualitet

Skandal/ Prokurori i Durrësit Agron Gjana nuk shkon asnjë ditë në punë. Ja raportet mjeksore që paraqiste.

Pas shumë lëvizjesh dhe ndryshimesh në organin e Prokurorisë të kryera nga Kryeprokurorja Arta Marku, ajo që ra në sy në atë kohë ishte dhe transferimi i prokurorit të Durrësit, Agron Gjana, për në rrethin e Pukës. Levizjet dhe transeferimet e shumë prokuroëve ngjallën interes për faktin se u quajtën si “prerje”kokash të mbështetësve te ish Kryeprokurorit Llalla.

-Kësaj levizje dhe këtyre ndryshimeve nuk i shpëtoj as prokurori  Durrësit, Agron Gjana. Me datën 10/01/2018, Kreyprokuroja Marku firmos komandimin e Gjanës në prokurorinë e rrethit Pukë. Nga burime të Sprint.al, mësojme se prokurori Gjana nuk u paraqit asnjë ditë të vetme në detyrën e caktuar, duke shkelur kështu urdhërin e eprores së tij. Po pse z Gjana nuk u paraqit asnjë ditë në detyrë në prokurorinë e rrethit, Pukë?!

Menjëhërë sapo u komandua për në prokuroinë e Pukës, z Gjana u “sëmur”. Dhe për të bindur të gjithë se vërtetë vuante nga sëmundja e hemoroideve(për të qeshur), prokurori Gjana, herë pas herë paraqiste raporte mjeksore që vërtetonin” sëmundjen” e tij. Këto raporte mjeksore vazhduan deri ditën që ai mori emërim të ri në Prokurorinë e Tiranës. Është fare e thjeshtë për ta vërtetuar mosvajtjen e tij në Pukë, mjafton vetëm të shkosh dhe të pyesësh ne sportelet e kësaj prokurorie.

Nuk mund të lihen mënjanë mjekët që kanë lëshuar këto raporte të cilët duhet të çohen në proçedim penal për mënyrën si kanë lëshuar këto raporte.

Por çudia nuk mbaron këtu. Para një muaji prokurori Gjana transferohet në prokurorinë e Tiranës dhe si me urdhër nga zoti, ai shërohet dhe nuk paraqet më raporte të kësaj natyre. Në punë sipas burimeve shkon përditë dhe gjithë qef. “Hemorroidet” tashmë janë larguar ose lodhur dhe prokurori fluturon si zog çdo ditë drejt punës së re në Tiranë.

E gjithë kjo të shtyn të besosh se kemi të bëjmë me një bashkpunim edhe të vetë persones që firmosi transferimin e tij në Pukë dhe që asnjëherë nuk e mori seriozisht urdhërin e saj të pazbatuar. A mund të flitet akoma për një drejtësi në zhvillim kur vetë personi që vendos drejtësi, i dredhon asaj në mënyrën më të turpshme të mundshme? A do reagojë Kryeprokurorja Marku ndaj këtij skandali që është firmosur me dorën e saj? Jemi në pritje të asaj që besojmë se nuk do të ndodhi!

Prokuroja Marku më parë kërkoi dorëheqjen e Agron Gjanës nga drejtimi i prokurorisë së Durrësit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për dorëheqjen e Gjanës, ashtu siç mbetet për tu habitur se pse u tërhoq Marku duke kërkuar më pas transferimin e tij drejt Pukës dhe që nuk u zbatua nga ky i fundit. Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë.

Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

SPRINT.AL

Ja dhe raportet e lëshuara nga mjekët që prokurori Gjana paraqiste:

 

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?