Nga Armand Maho/ Biznesi, ose faliment ose skllav i Ramës rrugë të mesme nuk ka!

Edi Rama me shume se nje here ka deklaruar gjate fushates elektorale por dhe para saj se pragu i TVSH per bizneset e vogla nuk do te ndryshoje, pra nuk do zbriste poshte pese milioneshit. Kete gje e perseriste shpesh dhe gjate kohes kur nisi aksionin e famshem per vendosjen e kasave ne vitin 2015, dhe prerj n e kuponave. Personalisht, qe atehere nuk me pelqeu yxhymi pavaresisht zerave qe ulerisnin se “ keshtu eshte ne te gjithe boten, dhe se shteti mbahej me taksa” . Me dukej fort i sforcuar dhe shpjegimet qe beheshin ishin si shfajesime hajdutesh. Se pari nga ish Ministri i Ekonomise sot minister financash, dhe se dyti ato kafet tek blloku te Rames qe na shpjegonte se marrja e kuponit do thoshte sipas tij me shume spitale, me shume rruge, me shume… hic.

Dje po shihja nje video te postuar nga ERTV, ( verr verr TV i ka thene dikush) ku nje “gazetar” zeholle, po i kerkonte drejtoreshes se tatimeve Vasilika Vjero te shpjegonte se cfare kostoje kishte biznesi i vogel nga futja ne skemen e TVSH. Vjero e shpjegoi pak a shume keshtu: Ne rast se biznesi i vogel ble nje cokollate tek biznesi i madh me nje cmim 100 dhe paguan tvsh 20 leke brenda cmimit do e shese 120 leke! TVSH per kete produkt eshte 24 keshtu qe cmimi shkon ne 144 leke. Me paraqitjen e fatures se blerjes tek tatimet subjekti rimbursohet per vleren e TVSH-se me 20 leke dhe kostoja qe i duhet te paguaje eshte vetem 4 leke per produktin ne fjale.

Në fakt eshte nje shpjegim sa foshnjor dhe qesharak, e cila nuk shpreh as 10 perqind te realitetit. Kjo sepse sipas statistikave nga 100 mije biznese te vogla ne vend , rreth 70% e tyre operojne ne fushen e sherbimeve ku TVSH do mblidhet dhe me shume se sa i mblidhet biznesit te madh per nje produkt dhe ja pse. Te marrim sherbimin bar kafe! Ky lloj biznesi nje kg kafe e merr per 1500 leke te reja dhe paguan 300 leke TVSH per kete produkt tek bzinesi i madh. Per nje kg kafe nxirret nje mesatare prej 100 kafeve qe shiten me 60 leke ose 6 mije leke ne total, me nje TVSH te pergjithshme prej 1200 lekesh. Me paraqitjen e faturave te blerjes ky biznes rimbursohet vetem per vleren e blerjes apo per 300 lekeshin fillestar, ndersa pjesa e mbetur ne nje total prej 900 lekesh i kalon buxhetit te Rames. Pra per cdo nje kilogram kafe te shitur biznesit i duhet te paguaje, sa 70% te vleres se mallit te blere.

Ketu flasim vetem per nje produkt por e njejta gje vlen edhe per artikujt e tjere si pije alkolike e me the e te thashe. Ndoshta fitimi i biznesit mund te duket i larte por mos harrojme se brenda atij fitimi ai duhet te perballoje, energjine, qirane, rrogat e puntoreve, sigurimet, taksat bashkiake, dhe cfare ngelet te ushqeje familjen. Akoma me shume shtohet barra per sherbime te tjera si fjala vjen parukeri,berber, fast food, tregu i zarzaveteve qe furnizohet direkt nga fshataret, pra nje mori biznesesh te cilet paster dhe qarte 20% te fitimit te tyre i duhet tja kalojne Edi Rames qe “po ben shtet” Pjesa tjeter shkon per fatura te tjera dhe ne fund rezultati eshte ose te falimentojne ose te rrisin cmimet.

Duket se e gjithe kjo pabesi ndaj njerzve te cilet deklaruan xhiron e tyre ne respekt te shtetit, e ka nje synim. Ata tregtaret dhe biznesmenet e vegjel skishin si ta parashikonin se pas kesaj maskarade fshihej nje tjeter skeme hajdute per marrjen me koncension te mbledhjes se TVSH-se. Per hir te ketij koncensioni ( flitet se pas tij eshe Rama i vogel) gjysma e ketyre bizneseve do mbyllen. Eshte parashikuar qe per nje vit te mbyllen rreth 53 mije biznese, ( sipas deklarates se shoqates se biznesit te vogel) cka do te thote se te gjithe ata njerez do mbeten pa asnje te ardhur. Kjo mund te jete dhe goditja me e rende qe i jepet financave te lodhura te shqiptareve pasi direkt apo indirekt mund te preket me shume se 35 % e popullsise. Politike me driteshkurter dhe hajdute ne kete drejtim zor se mund te kete ndodhur ne ndonje vend. Teorite se kjo behet per hir te formalizimit te ekonomise jane teori boshe qe nuk e besojne as femijet e kopshtit dhe jo me nje njeri me formim minimal intelektual. Shteti qe pretendon se po krijon Rama nuk eshte gje tjeter vetem se nje ngrehine gati te shembet, e cila mund ti sherbeje kujtdo por vetem shqiptareve jo!

PS: biznesi ne foto Fast Food ka me shume se dy jave i mbyllur, se punetori pergjumesh nuk kish leshuar kupon ne dy te nates. Besoj se nuk do e hape me sepse humbjet jane kolosale. ARMO sa taksa kishte pa paguar se se mbaj mend?!

Fotografia e Armand Maho