Hidhet miell drejt Ramës në Kuvend. Mielli si shenjë e kokainës. VIDEO

Pas një fjalimi ku kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që ndodhen në burg, kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi edhe përjashtimin e Edi Ramës.

Deputetët e opozitës janë vendosur tek foltorja.

Deputetët kanë vendosur edhe pankarta ku kërkojnë lirimin e 11 kuksianëve që mbahen në burg me urdhër politik të Edi Ramës, si hakmarrje ndaj protestës epike të 31 marsit.

Më shumë se 3 javë më parë në seancën e kuvendit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ofendoi të gjithë popullin opozitar duke thënë se, ‘nuk ngriheshin, si puna e atij që i thërret, por se ngre kokën’.

Për këtë arsye, LSI para 1 jave kërkoi përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, por mazhoranca e hodhi poshtë. Sot opozita ka kërkuar përjashtimin e Ramës, ose nuk ka seancë.

Pak caste me pare ndaj vendit ku qendrojne ministrat dhe Rama ka vershuar miell, c’ka ka bere qe Ruci te nderprese serish seancen.