Nasto: Ky është termet, 50 për qind e biznesit të vogel do mbyllin aktivitetin

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, në një intervistë për Ora Neës shprehu bindjen për një solidarizim të biznesit.

Secili do të mbyllë qepenët për veten e vet, familjen dhe të ardhmen e familjes së vet. Jemi të bindur se kësaj greve do të bashkohet gjithë biznesi i mesëm dhe i vogël, por edhe biznesi në në përgjjthësi që ka kaq shumë probleme në vendin tonë nga gjobat dhe terrori, tha Nasto.

Sipas Nastos, qeveria dhe Kryeministri duhet të tërhiqen nga ky vendim duke e konsideruar një “tërmet” për biznesin.Nuk është model europian,vijoi Nasto, Europa e ka mbi 60 mijë euro mesataren që e përshkallëzon biznesi i vogël dhe i madh. Të gjithë specialistët e kanë këshilluar kryeministrin tonë që të mos vendosë TVSH për biznesin e vogël se do të jetë një ‘tërmet’, do shkatërrojë mijëra familje dhe do i nxjerrë në rrugë. FMN dhe Banka Botërore e kanë këshilluar Kryeministrin të mos e vendosë këtë taksë sepse është një barrë e papërballueshme

Teksa renditi pasojat e futjes së biznesit të vogël në TVSH, Albert Nasto tha se parashikimet janë që brenda vitit të mbyllen 50% e bizneseve.