Klaudia Pepa do të jetë imazhi zyrtar i Adidas

Stil/Jetë

Karriera e Klaudia Pepës në Itali ka njohur vetëm ngjitje, që prej ditës së parë që ajo shkeli në shtetin fqinj. Pasi mori pjesë në edicionet e “Amicit”, të shumta kanë qenë përfshirjet e saj në shfaqje baleti të rëndësishme herë si prima balerinë, dhe herë të tjerë si protagoniste e tyre, ku çdo performancë artistike e saj është duartrokitur gjatë. Me pak fjalë, suksesi është me të! Le të mos harrojmë edhe nismën e saj më të fundit, “Klaudia Dance Academy”, një shkollë profesionale baleti për fëmijë dhe të rritur, ku mësohen të gjitha zhanret nga ai klasik tek baleti modern nga vet balerina e famshme shqiptare, dhe kolegu i saj Leon Çino.

Por, këtë radhë historia është ndryshe! Nuk ka kurrëfarë lidhje me baletin, por sërish figura e saj është tejet parësore. Klaudia Pepa sapo na tregoi se do të jetë imazhi zyrtar i Adidas, dhe këtë ngjarje të re në jetën e saj ajo e shpalosi përmes disa fotove të shkëputuara nga sesioni fotografik i ri. Balerina e famshme shqiptare duket shumë elegante dhe e kuruar në detaje, teksa pozon me koleksionet e reja të veshjeve dhe aksesorëve të kësaj marke sportive, që këtej e tutje do të prezantohet me një imazh shqiptar./class

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?