Kuksianët kërcënojnë Ramën: Mos e ngacmo kosheren e bletës së do e pësosh

Aktualitet

Familjarët e të arresturëve pas protestës në Kalimash janë revoltuar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 11 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

“Tashmë do të fillojnë protesta të pandalshme në të gjithë vendin. I kërkojmë që të mblidhemi dhe të rrëzojmë këtë qeveri që po na pi gjakun”., – tha njëri prej familjarëve.

“Këta po na pijnë gjakun me taksa. Ata djem janë heronj. Na kanë arrestuar në mes të natës fëmijët, kanë terrorizuar gra e fëmijë. Arta Marku duhet të paguajë për këtë”., – tha një tjetër.

“I bëj thirrje Ramës që të merren masat për të liruar vëllezërit tanë se ndryshe kanë për t’a harruar Kukësin Edi Rama. Ia bëjmë si t’a dojë ai”, vijon një tjetër familjar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?