Prozë/ Adela Hoxha: Në jetë kam mësuar…

 NE JETE…

-Në jetë kam mësuar, se çdo stinë ka bukurinë e vet…
Shiu, përveç ujit që na jep jetë, sjell edhe shumë grimca atomesh; nitrogjeni, kalciumi, hekuri dhe karboni, të cilat kanë udhëtuar me miliona vjet vërdallë në Univers, derisa futen në atmosferë dhe bashkohen me shiun e bien mbi fytyrën tonë.
– Më pëlqen të lagem ndonjeherë, sepse ne të gjithë jemi të përbërë nga të njëjtat materiale kimike që ndodhen në Univers; trupi yt dhe imi edhe guri dhe gjithë materia që ekziston kemi te njëjtën përbërje kimike, të atyre yjeve magjike qe ndriçojnë natën.
———————
©️adela

Fotografia e Adela Hoxha
 HESHTJA…

Heshtja e asaj dite e lëkundja monotone e reve i kujtonin diçka të largët. Dimri rrëshqiste mbi flokët e kohës e drita skiconte me laps portretin e pranverës. Të gjithë kalonin para bukurisë së saj, ndërsa unë çuditërisht mendoja trishtimin e një gjethe vjeshte.
Ajo dridhej në heshtje duke ulur sytë, sikur donte të fshihte gjithçka që kishte jetuar…
Disa njerëz vijnë në jetën tonë një ditë të vrejtur dimri, të mbjellin një filiz pranvere e lënë në kujtesë një gjethe të thatë vjeshte!
———————————

©️adela/Marzo 2018

Fotografia e Adela Hoxha

 

DIELLI…

Dielli ishte në perëndim e ngjallte një ndjenjë fluturimi. Qëndroi ashtu disa çaste, me sytë mbërthyer muzgut, tek drita tretej, e bashkë me të edhe mendimet e saj. Është bukur kur dikush fsheh një enigmë, mendoi!
A ka udhëtim, nëse do të mungonte e panjohura, ajo që pret prej vitesh, e të duket se diku qëndron e fjetur?
-Ngadalë nata vërtitej rreth diellit si korb, e qyteti hidhte mbi supe heshtjen e fundit të ditës…

———————————
©Adela/ sole d’inverno☀️

Fotografia e Adela Hoxha

-Ishte ndoshta hera e parë që ndihej e panjohur para vetvetes, si një udhëtim varur në ajër, mbuluar nga mjegulla e atij mëngjesi. Shpesh, kishte pikturuar një vizion mbështjellë me kujtimet e viteve, i cili vraponte me hapa të pazhurmshëm, në tërë qënien e asaj qetësie dimërore…
—————————
©adela/ Febbraio 2018

Fotografia e Adela Hoxha

AJO…

-Ajo, qëndroi një çast duke soditur zhytjen e diellit në det. Vetmia e bënte më tërheqëse, teksa qielli kishte marrë një ngjyrë të lehtë gjaku. Era dimërore kishte zhdukur bregut ngadalë gjurmët e verës.Teksa largohej duke çarë ajrin e ftohtë të asaj dite Janari, nga flokët orët pikonin rëndesën e ditëve e drita pikturonte siluetën e saj të bukur e të menduar…

—————————————
©Adela/ •Janar 2018

Fotografia e Adela Hoxha

FLLADI…

– Flladi i mendimit të atij mëngjesi hyri shpengueshëm në gjoksin e saj dhe me një penelatë fshiu gjithë rrudhat e pritjes. Ndjenjat mbi pupilat e syve kërcyen një valle të pazakontë, që mund të kuptonin vetëm lotët. Ata prisnin në stacionin e heshtjes, për të marrë ndoshta një tren tjetër, jo atë drejt faqeve të saj.
Hapi sytë! Nuk ishte një ditë si të tjerat, të cilat tërheqin zvarrë këmbët e monotonisë. Ajo pikturoi diellin mes reve dhe hodhi shikimin drejt bregut, ku valët lëpinin mendueshëm rërën e thatë…

__________________________

©adela/ •Soleil D’hiver

Fotografia e Adela Hoxha