Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkon Ministrin e Brëndshëm

Rajoni

Arrestimi i 6 shtetasve turq, profesorë e doktorë të kolegjit “Mehmet Akif”- nga Shërbimi Sekret i Kosovës dhe ekstradimi drejt Turqisë, ka shkaktuar tërmet në qeverinë e Kosovës. Si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj e dënuan ashpër këtë akt të Policisë dhe Shërbimit Sekret pa informuar qeverinë; sipas tyre, ky akt nuk qe tjetër veçse shkelje e të drejtave të njeriut dhe i kushtoi shkarkimin e mënjëhershëm nga detyra sot, si kreut të Agjensisë së Inteligjencës, Driton Gashit ashtu dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefajt.

MOTIVACIONI I SHKARKIMIT TE  MINISTRIT TE BRENDSHEM, NJESOJ SI I ATIJ TE SHERBIMIT SEKRET

Haradinaj shkruan në shkresën drejtuar Sefajt:

“Dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.

Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”. 

Zyrtarët e Kolegjit “Mehmet Akif” po insistojnë se gjashtë të arrestuarit turq nuk janë deportuar në Turqi. Ata thonë se atyre nuk iu është dhënë e mundësia për t’i takuar. Sipas tyre, disa po mbahen të fshehur në aeroport e disa në Ambasadën turke

Njoftimi i plotë i Kolegjit “Mehmet Akif”:

Avokatëve dhe familjarëve e personave të kidnapuar dhe siç është përhapur deri më tani kinse të deportuar në Turqi nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit dhe nuk iu jipet asnjë informacion në lidhje me ta.

Sipas disa informacioneve të ardhura z. Mustafa Erdem dhe z. Yusuf Karabina po mbahen ende në ambasadën turke në Prishtinë ndërsa z. Hasan Huseyin Gunakan, z. Kahraman Demirez dhe z. Cihan Ozkan mbahen ende të fshehur në aeroportin Adem Jashari, për doktorin Osman Karakaya nuk dihet fati i tij.

Thërrasim institucionet mediat dhe shoqërinë civile që të kërkojnë llogari nga institucionet në fjalë të bllokojnë urgjent deportimin e jashtëligjshëm të tyre duke vepruar menjëherë nga që në çdo çast pritet deportimi i tyre në rrugë të fshehura.

Kosova ende ka shpresë të ruaj dinjitetin e saj.

Kryeministri Haradinaj: Prej mediave e mora lajmin e jo prej ministrit tim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se për arrestimin e më pas dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, është informuar nga mediet dhe palët tjera të treta

“Prej mediave dhe palëve të treta kam msu që ka ndodhë deportimi”, ka thënë kryeministri nga foltorja e Kuvendit, duke sqaruar se çka ka mundur të ndodhë dje.

Ai më pas tregoi se përse shkarkoi shefin e AKI-së dhe ministrin e Brendshëm, pas dëbimit të përkrahësve të Gylenit, shkruan Gazeta Express.

“Në pamje të parë ky depërtim nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje tjera. Është një gabim i madh se ky veprim i tillë, është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit. Në bazë të kompetencave shefi i AKI-së informon kryeministrin apo presidentin e vendit”, tha ai.- “Unë kam shku menjëherë në konsultim te Presidenti i vendit, dhe kryetari i Kuvendit. Dhe pas këtyre konsultimeve, nga përgjegjësia që kam jam detyru me vepru. Kam kërku lirimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të AKI-së”, sqaroi kryeministri Haradinaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?