Dënimi i Skënderbeut, një njollë e madhe për të gjithë ne!

Sport

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut, edhe nga FSHF-ja, mund të kënaqë Vllazninë, Teutën apo dhe ndonjë skuadër tjetër, që rrezikon rënien nga Superliga. Gjithsesi në Shkodër po mendojnë për ndeshjen e radhës, teksa trajneri Ernest Gjoka ka dalë sot në një deklaratë për mediat.

“Si një njeri i botës së sportit, si një profesionist në këtë fushë, mendoj se dënimi i Skënderbeut është një dëm i madh, që i bëhet futbollit shqiptar. Një dëm i madh, që i bëhet qytetit të Korçës, por edhe Skënderbeut, sepse për hir të së vërtetës, duhet ta pranojmë, gjithë këto vite ka qenë një skuadër vërtetë profesioniste. Një skuadër, e cila ka prodhuar një futboll, ashtu siç bëhet sot në Europë, prandaj them se do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë shumë e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë, në qoftë se kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe do të konkretizohet me fajin e Skënderbeut.

Gjithsesi, unë mendoj se duhet të vazhdojmë përpara. Vllaznia duhet të mos e mbajë mendjen te ky dënimi i Skënderbeut, sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta CAS-i mund ta ndryshojë vendimin e UEFA-s dhe korçarët dalin të pafajshëm. Pra, kjo nuk do të thotë për ne se kemi shpëtuar dhe duhet të kënaqemi për këtë dënim, që mund të marrë Skënderbeu. Por, gjithsesi, është një moment shumë kritik. Duam apo s’duam ne, tashmë mendja është në dy vende: për të bërë maksimumin tonë në fushë, por edhe duke parë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun”, u shpreh strategu i kuqebluve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?